E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Gjakova e Gjilani protestojnë

(E plotësuar)  Pas marshit paqësor i cili u mbajt me 17 janar grupet të organizuar nga Klubi Politik i Studentëve me tifozëve ”Skifterat” dhe “Intelektualet” protestuan edhe sonte në përkrahje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Marshi kishte filluar nga stadioni i qytetit për të vazhduar deri te teatri, tregon qytetari Granit Mustafa.
“Gjatë tërë marshimit nëpër rrugët e qytetit grupet e tifozëve brohoritën për Presheven, Mitrovicën, e fyenin serbët e maqedonët”, shpjegon ai.

Këto dy grupe shprehin gatishmërinë që edhe ditëve në vijim të protestohet dhe te ndërrmiren aksione të ndryshme.

---

Qytetarët e Gjakovës janë mobilizuar në përkrahje të qytetarëve të Kosovës Lindore.

Protesta është mbajtur te Kisha Ortodokse Serbe.

Pa u bërë 24 ore prej heqjes së lapidarit me emrat e dëshmorëve që ishin ushtarë të radhëve të UÇPMB-së, po shënohen reagime e protesta të ndryshme nëpër Kosovë.

Derisa qytetarët të Gjakovës kishin dalë të protestonin kundër padrejtësive në Luginë, po ashtu dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës i kishin rrethuar ata duke u kujdesur për rendin dhe qetësinë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›