E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishen 27 përmendore të varreve serbe në Kllokot

(E plotësuar) Objekti i Komunës Paralele të Mitrovicës, është sulmuar rreth orës 20:40, me koktej molotovi, të cilat kanë shkaktuar dëme të vogla në objekt, ka thënë kryetari ilegal i Komunës së Mitrovicës, Krstimir Pantic.

Tanjugu raporton se incidenti ndodhi në prezencën e trupave të KFOR-it, të cilët, pasi qytetarët filluan të mblidhen, u tërhoqën nga vendi i ngjarjes.

Pantici tha se katër automjete të KFOR-it, pas incidentit, u tërhoq në pjesën jugore të Mitrovicës, duke deklaruar se siguria e objektit të komunës që nesër do të bëhet nga Mbrojta Civile.

---

Në varrezat ortodokse serbe në fshatin Kllokot afër Vitisë janë rrënuar 27 përmendore mbi varreza, njofton radioja serbe nga Kosova, KiM.

Sipas njoftimit, në varreza gjenden pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët po e bëjnë hetimin e ngjarjes. Kreu i Komunës së re të Kllokotit, Sasa Mirkovic, i cili jeton në afërsi të këtyre varrezave, deklaroi se është i shokuar me këtë kat vandal.

Informatën e ka konfirmuar edhe drejtori i radios lokale të Kllokotit, Nikola Stolic, i cili tha se “ka informata për rrënimin e varrezës” dhe se atje gjendet policia, transmeton Koha Net.  

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ashpër edhe Zyra për Kosovë e qeverisë së Serbisë, e cila ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që sa më parë t’i zbulojë dhe ndëshkojë aktorët e këtij akti vandal./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›