Real Madrid, 20 milionë euro në vit për Kristiano Ronaldon
Florentino Perez duket i vendosur të mos e lejojë yllin portugez të largohet nga “Santiago Bernabeu” për punë parash. Ai ia ka bërë tashmë të qartë Kristiano Ronaldos termat e kontratës së re, 20 milionë euro në vit, me një shtrirje kohore deri në vitin 2018. Kësisoji, ai do të bëhet futbollisti më i paguar. Oferta është faraonike, që rritet gati dyfish në terma financiarë në krahasim me marrëveshjen aktuale, që skadon në vitin 2015. 20 milionë euro në vit është një shifër e barabartë me atë që merr Samuel Eto tek Anzhi.
Nxitimi i Perezit për ta rinovuar kontratën me Ronaldon vjen pas zërave të orëve të fundit në qarkullim, sipas të cilëve, Monako ka përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurosh për merengues, në mënyrë që të sigurojë shërbimet e CR7-ës. Me 20 milionë euro neto në vit, portugezi do të bëhet futbollisti më i paguar në botë, duke thyer “rekordin’ e Samuel Etosë, që fiton të njëjtën shifër tek Anzhi. Kostoja totale e operacionit, duke konsideruar edhe tatimin që do të paguajë Reali, do të arrinte në rreth 166.000.000 euro.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)