E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid-Barcelona, dueti i hegjemonisë së të pasurve

Albania-Sport - Reali i Madridit qëndron, për të dytin vit radhazi, në krye të klasifikimit të klubeve më të pasura në botë, sipas një studimi të kompanisë së mirënjohur, "Deloitte", të publikuar të enjten.
Me 292,2 milionë euro për sezonin 2005-2006, klubi madrilen është para rivalit të tij të madh, Barcelons, fituese e Ligës së Kampioneve në 2006-n, që ka ngjitur katër vende (259.1 milionë Euro).
Hegjemonia spanjolle prishet nga Juventusi, i treti (me 251.2 milionë Euro). Klubi italian ka fituar një vend, pavarsisht rënies në Serinë B, pas skandalit të ndeshjeve të trukuara.
Mancester Junajtid, që mbante vendin e parë që prej tetë vjetësh, por që u kalua vitin e kaluar nga Reali i Madridit, tashmë qëndron në vendin e katërt, duke humbur dy vende (242.6 milionë Euro). Nëse spanjollët dominojnë kreun e klasifikimit, asnjë klub tjetër iberik nuk është mes 20 të par-ve.

Klasifikimi i klubeve është si vijon:
1. (1) Real Madrid (SPA) 292,2 milion euro
2. (6) Barcelona (SPA) 259.1
3. (4) Juventus (ITA) 251.2
4. (2) Mancester Junajtid (ANG) 242.6
5. (3) Milan (ITA) 238.7
6. (5) Celsi (ANG) 221
7. (9) Inter (ITA) 206.6
8. (7) Bajern Mynih (GJER) 204.7
9. (10) Arsenal (ANG) 192.4
10. (8) Liverpul (ANG) 176
11. (15) Lion (FRA) 127.7
12. (11) Roma (ITA) 127
13. (12) Njukasëll (ANG) 124.3
14. (14) Shalke 04 (GJER) 122.9
15. (13) Totenhem (ANG) 107.2
16. (--) Hamburg (GJER) 101.8
17. (17) Mancester Siti (ANG) 89.4
18. (--) Gllasgou Rejnxhërs (SKO) 88.5
19. (--) Uest Hem (ANG) 86.9
20. (--) Benfika (POR) 85.1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›