E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Presidenca në zjarr, flakët përpijnë katin e tretë të Nishanit


Godina e Presidentit të Republikës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme. Flakët janë shfaqur në katin e tretë të selisë së Presidencës. Zjarri sipas burimeve zyrtare ka shpërthyer në orën 21:40, në katin e tretë të godinës së Presidencës.

Sipas forcave zjarrfikëse që konfirmojnë lajmin, mësohet se zjarri ka rënë në një kasetë elektrike, e më pas flakët janë përhapur.

Në katin e tretë në Presidencë janë zyrat më të rëndësishme të saj, si zyra për dhënien e shtetësive, këshilltari ligjor etj. Nuk ka ende konfirmim për sasinë e dëmit material dhe arkivor, pasi ende po punohet për shuarjen e zjarrit, i cili është drejt normalizimit.

Zjarret kohët e fundit kanë pushtuar shumë male dhe pyje shqiptare dhe në të gjitha rastet janë zjarrvënie të qëllimshme. Si për ta vërtetuar pafuqinë e shtetit kundër zjarrit,  ai u ra dhe në katin e tretë të kreut të shtetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›