Policia identifikon vrasësin e Sarandës
Behet i ditur emri i autorit te vrasjes ne Gjashte. Ai është Bledi Muharrem Ruçi, 27-vjec, banues ne Delvine. Policia thotë se ka ngushtuar rrezen e kërkimit për kapjen e tij, pikërisht ne një zone malore ne Delvine. I dyshuari ka vrarë me armë zjarri Ardian Beqirin, 40 vjeç,banues ne Metoq në Sarandë dhe ka plagosur Ferdinand Xhango dhe Orest Ziflaj.
Vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes të dyshuarit dhe viktimës për pazare ët prishura trafiku sipas policisë.
