Edhe Rita kuq e zi

Tashmë e dimë që Rita do të jetë prezente me 28 nëntor në Shqipëri, në kuadër të festës së 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë dhe kjo edhe është konfirmuar zyrtarisht.
Këngëtarja, githmonë është ekspresive sa i përket identitetit të saj dhe ndjenjave kombëtare duke mos harruar asnjëherë të flasë për rrënjët e saja.
Ndërkaq, Rita ka publikuar në, Twitter një fotografi të një palë këpucëve me ngjyrat e flamurit shqiptar kuq e zi.
Ndonëse ajo nuk e ka specifikuar që këpucët e blera lidhen me festën e 100 vjetorit, duke thënë vetëm se, ato janë këpucët e saja për dimër, vetë ngjyrat e tyre na lënë të kuptojmë se edhe ajo po bëhet gati për festën e madhe të shqiptarëve./Indeksonline/