Eneida Tarifa pret fëmijën e parë

Prej kohësh patën dalë zëra se këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Eneida Tarifa është shtatzënë. Dhe tani miq të afërt të saj, i pohojnë këta zëra.
E në fakt jo vetëm këto burime por edhe vetë format disi më të mbushura të Tarifes, dëshmojnë për këtë. Prej vitesh tashmë këngetarja e talentuar bashkëjeton me të fejuarin e saj Erjon Zaloshnja. Mesa duket ka ardhur çasti që çifti të zgjerojë familjen e tyre me një bebe të vogël.
Eneda dhe Erjoni prej disa kohesh kanë hapur edhe një biznes, në të cilin bashkëpunojnë me Elton Dedën në lokalin “Rockstock”. /Indeksonline/