Shakira paditet për vjedhjen e 78 milion euro

Shakira është paditur nga ana e ish të dashurit të saj, Antonio de la Rua.
Kështu njofton gazeta britanike ‘The Sun’. Supozohet që Shakira i ka borxh ish të dashurit, i cili njëkohësisht ishte edhe partner biznesi i saj, hiq më pak se 78 milione euro.
Këngëtarja dhe Antonio ishin në lidhje për dhjetë vjet para se t’i jepnin fund asaj në vitin 2010. Shakira tani është e lumtur me futbollistin Xherard Pike, me të cilin është duke pritur një fëmijë /Indeksonline/