Edhe Ronaldo kritikon shitjen e Ozil

Pas Alvaro Arbeloas e Sergio Ramosit, edhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka shprehur pakënaqësinë për shitjen e Mesut Ozilit në Arsenal.
“Shitja e Ozilit është lajm i keq për mua. Ai ishte lojtari më i mirë i cili më dinte lëvizjet e mia gjatë ndeshjes. Unë jam i zemëruar që Reali e shiti Ozilin”, ka thënë Ronaldo, raporton gazeta spanjolle AS.
Ndërkohë, Thomas Mueller, sulmuesi i Bayern Munchenit mendon se Real Madridi ka gabuar shumë me shitjen e Mesut Ozilit. /indeksonline/