E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prandelli po ikën, Allegri e Zaccheroni në pole-position

Marrëdhënia mes Federatës Italiane të Futbollit dhe trajnerit të kombëtares së kaltër, Cesare Prandelli duket se po shkon drejt fundit. Sipas gazetës prestigjoze, “La Gazzetta dello Sport”, ish tekniku i Fiorentinës, me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën stolit të kombëtares menjëherë pas përfundimit të Botërorit 2014.

Është vetë Prandelli ai që siguroi se do të hedhë dritë mbi të ardhmen e tij menjëherë pasi skuadra të ketë siguruar biletën drejt Brazilit dhe një gjë e tillë mund të ndodhë brenda pak ditësh pasi Italia pret në shtëpi Bullgarinë dhe Çekinë për të siguruar matematikisht kualifikimin. Por nëse e ardhmja e 56-vjeçarit nuk është vendosur ende, mediat italiane nxjerrin në dritë edhe emrat e parë për postin e sëvendësuesit të tij.

 Alberto Zaccheroni dhe Massimilliano Allegri janë dy emrat që joshin më shumë federatën në këto momente pasi që të dy kanë eksperiencë të mjaftueshme mbi supe dhe gëzojnë marrëdhënie të mira me sektorin teknik të Federatës Italiane të Futbollit. Emër tjetër, por më pak i mundshëm që po përflitet të marrë udhëheqjen e kombëtares Azzure është edhe ai i Fbi Cannavaros, por si duket ka shumë pak gjasa, e shkak po merret mospërvoja e tij si trajner.

Një objektiv tjetër që trajneri i ri duhet të përmbushë është edhe zhvillimi i sektorit të të rinjve, pa harruar objektivat për të qëndruar përherë mes më të mirëve të botës për të synuar një trofe të rëndësishëm./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›