E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina e Beogradi ende larg bisedimeve

Prishtinë - As Prishtina as Beograd ende nuk i janë përgjegjur ftesës së UNMIK-ut për të marrë pjesë në një takim që do të organizohej gjatë kësaj jave për trashëgiminë kulturore-historike në Kosovë, ka thënë zëdhënësi i misionit të KB në Prishtinë, Rasel Giki. Ndërkohë, Prishtina dhe Beogradi zyrtar vazhdojnë të këmbëngulin në pozicionet e tyre rreth të ashtuquajturava bisedime teknike. Qëndrimi zyrtar i Prishtinës është që me Beogradin mund të bisedohet vetëm si dy shtete të pavarura, ndërkaq Beogradi insiston që me palën shqiptare mund të bisedojë vetëm për statusin e Kosovës. Giki ka thënë për shtypin se ideja kryesore e këtij takimi është që ekspertët të diskutojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve. "Kjo është një prej fushave që kërkon të vazhdohet puna dhe ne do të luajmë rolin tonë për të ndihmuar në mënyrë pragmatike", ka thënë Giki dhe ka saktësuar se pjesëmarrës të këtij do të jenë ekspertë të UNESC0-s, të Këshillit të Evropës si dhe të Zyrës së përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë Piter Feith.QIK

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›