E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Sadija ne Panair Keku qe pelqen Shkelzeni

Te tjera rreth shkrimit Edhe Sadija ne Panair Keku qe pelqen Shkelzeni Sadije Berisha nusja e djalit te kryeministrit Berisha eshte nje emer i ri ne fushen e kulinarise shqiptare. Ajo shfaqet para lexuesit me nje liber mjft interesant dhe me nje titull joshes Deshirat e embla. Ne Panairin e Librit ajo ka qene e shoqeruar dje nga Liri Berisha dhe kunata e saj Argita ndersa vizitore te saj ishin personazhe te njohur por edhe lexues te thjeshte te cilet kerkonin autografe prej saj.
Libri i botuar nga 55 eshte i kuruar me kujdes dhe me nje stil te rrefyeri plot fantazi. Eshte nje manual i dashur per te gjitha ato femra qe kerkojne te persosin artin e gatimit duke gjetur ne te receta qe nuk i kane lexuar me pare. Me nje aftesi befasuese Sadija arrin te krijoje nje bote ne te cilen perfshihesh qe ne kontaktin e pare. Dhe pse eshte nje liber embelsirash ne te gjen histori dhe personazhe te dashur ne jeten e autores gje qe e ben kete liber te duket here pas here si nje tregim i gjate dhe i bukur.

Autorja ka rrefyer ne kete liber se pasioni per kuzhinen e ka shoqeruar qe nga femijeria e hershme duke ndjere aromen e dashur te kekut te se jemes ne guzhinen e familjes ne Suedi. Me vone ajo ka mesuar si ta persose kete art te vertete joshjeje. Jam e sigurt se pasionin per gatimin e kam trasheguar nga nena. Ajo eshte heroina ime ne kuzhine. Nuk duhet te kete qene e lehte te gatuash cdo dite per shtate femije. Ende e ndiej si atehere aromen e kendshme kur vija nga shkolla ne shtepihellip shkruan Sadija ne parathenien e ketij libri. Sipas saj recetat e mira trashegohen brez pas brezi si thesare te familjes dhe mbahen sekret ndonese asnjehere nuk e kam kuptuar pse. Kam mendimin se recetat e mira duhen ndare me familjen miqte dhe fqinjet ne menyre qe te kalojne dore me dore me qellim qe te gjithe te kene mundesi ti shijojne shkruan ajo. Dhe ky liber nuk ka si te mos jete dhe nje lloj dedikimi per nenen e saj qe i mesoi artin e bukur te gatimit nje art qe sipas Sadijes te mbush jo vetem stomakun por edhe shpirtin. Gatimi eshte nje magji sidomos per femijet. Me disa veze pak miell e pak sheqer mund te bejme dicka te mahnitshme. Kur gatimi kryhet me shpirt dhe me zemer nuk mund te gabosh. Gatimi bashkerisht me femijet ose niperit e mbesat eshte nje veprimtari e mrekullueshme dhe gjithnje vleresohet. Jam e mendimit se gatimi e bashkon familjen. Ruaj mbresa te pashlyeshme nga gatimi bashkerisht me familjen dhe miqte shkruan ajo.

Libri gjendet ne cdo librari te Tiranes dhe keto dite po shitet prane stendes se shtepise botuese 55.
Nese lexuesit kane kureshtje per recetat e ketij libri ne smund te perzgjidhnim asgje tjeter para ketij keku me krem ccokollate i cili sicc thote Sadija ka qene suksesi i saj ne lidhjen dashurore me Shkelzen Berishen.

Kek krem e cokollate

A e dini thenien
Dashuria e nje burri kalon nga stomaku
Kjo eshte embelsira e preferuar e bashkeshortit tim. Ai thote se me kete embelsire ia fitova zemren. Edhe pas shtate vitesh ai eshte ende i dashuruar. Pas kesaj embelsire dua te them helliphellip
Ky kek eshte i lehte per tu gatuar realizohet shpejt dhe eshte nje sukses i garantuar.
Kur kisha nje kafene te vogel ne Stokolm kjo embelsire ka qene nje nga te preferuarat dhe lavdi Zotit qe nuk eshte e veshtire per tu realizuar pasi ne pergatisnim sasira te medha.
Kjo embelsire e mrekullueshme me cokollate mund te sherbehet e ngrohte me akullore me vanilje. Ky kek eshte shume i bute dhe bashkeshortit im i pelqen keshtu. Ndersa une parapelqej ta shijoj diten tjeter pasi ka qendruar nje nate ne frigorifer. Ne kete kohe kjo embelsire ngjason me shume me biskoten dhe shijon jashtezakonisht me nje luge pane te rrahur.
Menyra se si duhet pergatitur
4 kokrra veze
4.5 decilitra sheqer
2 luge kafe vanilje
6-8 luge gjelle kakao
6-8 luge gjelle kakao
200 g gjalpe i bute
3 decilitra miell
Nje maje luge kripe
Ngrohet furra paraprakisht ne temperature 150 .

Rrihen shume shpejt sheqeri me gjalpin. Shtohen gjithe perberesit e thate pervec miellit. Hidhet gjalpe shume i bute dhe pastaj miell. Trazohen per disa minuta dhe masa shtrohet ne taven e lyer me gjalpe dhe te sperkatur me miell. Tava ka nje unaze te levizshme.
Piqet ne nivelin e mesem te furres per 18-20 minuta. Ne pjesen e mesit embelsira duhet te jete e bute. Lihet te ftohet per njefare kohe. Nese e doni te ftohte beni kujdes qe te jete ftohur plotesisht perpara se ta fusni ne frigorifer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›