E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri Qosja-KadareHelena genjen ne liber

Asgje nga ato qe thuhen ne librin me kujtime te Helena Kadarese per nje takim timin me bashkeshortin e saj shkrimtarin Ismail Kadare ne vere te vitit 2005 nuk eshte e sakte. E tera eshte nje shtremberim i se vertetes permbysje e plote e saj. E vertete eshte vetem se ky takim ka ndodhur per arsye krejt te tjera nga ato qe thuhen a supozohen aty dhe se ka qene jo vetem korrekt por edhe i perzemert. Na kishte ardhur Agim Vinca nje nga dishepujt e Qosjes per te bere si te thuash pajtimin. Shoqerohej nga botuesi B. Hudhri dhe nje shqiptar nga Zvicra. Is me sa duket ishte ne oret e tij jo te mira ose u acarua qysh ne frazat e para kur Vinca nisi te thoshte qe nuk ishte mire qe ata te dy lsquobaballaret e kombit te ishin te zemeruar etj. etj.

Ishin pikerisht epitete te tilla te cilat ai nuk i duronte dot baba i kombit bace e te tjera si keto. Shumekush do ta merrte si shenje modestie nga ana e tij apo si shenje permbajtjeje por une e dija fort mire se skishte te bente fare me to. Epitete te tilla i dukeshin folklorike. Sapo degjova shprehjen lsquobaballaret e kombit e kuptova se puna do te mbaronte keq. Fytyra e tij mori nje shprehje percmuese.lsquoCjane keto idiotesira tha keto marrezira jo baballare jo traper. Agim Vinca mbeti goje hapur. Me erdhi keq per te se ishte nje nga dashamiresit dhe nuk e meritonte tere ate furi. Is u ngrit me aq vrull sa desh permbysi tryezen. Une desha te ikja nga veranda per te mos degjuar te tjerat. Baballare te kombit vazhdoi ai neper dhembe. Une mehellipQosjen. Takimi i pajtimit mbaroi ne menyren me katastrofike qe mund te perfytyrohej. Keshtu shkruan Helena Kadare ne librin e saj Kohe e pamjaftueshme Onufri Tirane 2011 f. 564-565 ne te cilin ka marre mundimin te flase edhe per viziten time ne shtepine e tyre verore ne Durres dhe biseden e zhvilluar me ate rast mes meje dhe bashkeshortit te saj bisede kjo ne te cilen ajo vete sic do te shohim me poshte nuk ishte e pranishme. Qe Ismail Kadare eshte natyre e veshtire kete e dine edhe zogjte e malit.

Por ne takimin per te cilin e kemi fjalen per cudi ai nuk u tregua i tille. E kujtoj fort mire ate takim per te cilin duke e konsideruar sigurisht te rendesishem kam mbajtur edhe nje shenim por nga ato qe kujtoj dhe qe kam shenuar une del krejt ndryshe nga cparaqitet ne librin e zonjes Kadare. Nuk pati asnje ngritje te vrullte nga tryeza asnje fjale te rende asnje hakerrim.

Asgje te tille. Ishte nje bisede krejt normale madje edhe e perzemert me nje mospajtim te lehte per ndonje ceshtje te vecante madje me shume se me vete Kadarene me botuesin e tij i cili ndryshe nga cthote autorja e libritShoqerohej nga botuesi B. Hudhri dhe nje shqiptar nga Zvicra erdhi shume kohe pasi kishim shkuar ne pra na gjeti aty ndersa vete zonja Kadare vazhdonte te mungonte deri kah fundi kur zbriti nga kati i siperm i viles me ca flete te shtypura ne dore. Nuk e di nuk e kuptoj pse zonja Kadare spekulon per te mos thene genjen duke e quajtur kete takim tentim pajtimi mes Kadarese dhe Qosjes dhe duke e paraqitur ate si nje takim te rende e dramatik pra te tille cfare ai ne fakt nuk ishte aspak.

Nuk shkova tek Ismail Kadareja per ta pajtuar me Rexhep Qosjen sepse tekefundit ata ende nuk ishin prishur. Prishja e tyre ndodhi sic dihet nga te gjithe nje vit me vone ne 2006-n kur shpertheu debati i shumeperfolur per ceshtjen e identitetit. Ishte vete Kadareja nderkaq qe insistonte ta orientonte biseden kah marredheniet e tij me Qosjen duke me shtruar vazhdimisht pyetjen Cka Rexhep Qosja me mua. Kur e pashe se ku donte te dilte madje duke marre shkas nga disa dezinformata qe ia kishin servirur te tjeter servilet e tij u detyrova ti them Pse me pyetni mua per kete zoti Kadare Pyetni vete Rexhep Qosjen Ju jeni miq dhe kolege.

Uluni dhe sqaroni gjerat mosmarreveshjet qe keni dhe mos degjoni cju peshperisin ne vesh te tjeret. Sa me perket mua mund te them se ju jeni dy njerez te medhenj te kultures sone dhe nuk eshte mire te grindeni me njeri-tjetrin. Nuk shkova te Kadareja pra me mision pajtimi dhe as me porosi diskrete sic mund te nenkuptohet nga teksti i cituar me lart pike per pike edhe me gabimet gjuhesore por per nje arsye krejt te thjeshte dhe praktike. Nje miku im kosovar qe jeton e punon ne Zvicer zoteri Naim Kryeziu kishte deshire ta takonte Kadarene dhe ti bente ftese per pjesemarrje ne nje takim letrar me emrin Festivali Nderkombetar i Letersise Internationales Literaturfestival qe mbahet per cdo vjeshte ne Bazel.

Personi ne fjale magjister i letersise dhe perkthyes letrar nga gjermanishtja ne shqip dhe anasjelltas ishte i autorizuar per kete nga drejtoria e festivalit dhe deshironte ta njoftonte me kohe pra disa muaj me pare Kadarene per ftesen dhe te merrte mundesisht edhe pelqimin e tij per pjesemarrje. I kishte premtuar se do tia bente te mundur takimin me shkrimtarin nje gazetare e Radio-Tiranes e cila pasi e sorollati nja dy dite neper rruget e Tiranes dhe plazhin e Durresit i tha se Kadareja nuk ishte ne Shqiperi. Kur miku im u bind se nepermjet mikeshes se tij nuk mund te arrinte te Kadareja e mora vete persiper kete pune. U lidha me telefon me Kadarene dhe ia shfaqa deshiren e mikut tim. Ai jo vetem qe e mirepriti thirrjen por na ftoi ne shtepine e tij te Mali i Robit ku gjendej aktualisht duke me dhene udhezime te hollesishme
nepermjet telefonit se si mund te arrihej sa me lehte aty. Sikur zoti Kadare te kishte shprehur edhe me te voglen rezerve per ate vizite une nuk do te kisha shkuar kurrsesi. Por ishte krejt e kunderta ai thuajse mezi e kishte pritur telefonaten. Na priti vetem ne verande dhe me perjashtim te gruas sherbyeses qe na solli kafene per nje kohe rreth gjysme ore ne mos me shume nuk pame tjeter njeri pos tij nderkohe qe e zonja e shtepise bashkeshortja e shkrimtarit sic na tha vete ai po shtypte ne kompjuter nje interviste te tij.

Deshira per te ditur se ckishte Rexhep Qosja me te qe u shfaq pothuajse qe ne fillim te bisedes u perserit edhe ne vazhdim duke u konkretizuar paksa. Me ka kritikuar te ai libri per Rambujene - tha. Shihej qarte se nuk e kishte pare e as lexuar librin por fliste ne baze te asaj qe i kishin thene te tjeret servilet dhe mediokrit qe sillen rreth tij duke iu vardisur paturpesisht njesoj sic bejne sivllezerit dhe simotrat e tyre ne Prishtine me Qosjen. Nuk eshte e vertete - i thashe. Ne dy-tre raste qe te permend flet per ty me respekt e simpati. Po tek ai tjetri. E hidhte fjalen sigurisht te ditari i luftes Tronditja e shekullit. As tek ai tjetri jo i them. As aty nuk ka asnje fjale te keqe per ty. Po te nje i trete atehere ngul kembe. Eh tek i treti po - dorezohem une. I treti ishte nje artikull i Qosjes ne te cilin ai thoshte se Ismail Kadare po e retushon jeteshkrimin dhe vepren e tij. Ja tek erdhem me ne fund ne cak. Po pse pse e ben kete A eshte fjala per xhelozi krijuese apo cka - pyet me ngulm. Nuk i pergjigjem.

Duke e parandier stuhine qe do te shperthente pa kaluar shume kohe midis tyre me fajin e te dyve sic do te pohoje vete Kadareja me vone i them perseri se nuk eshte mire qe ata te dy te perplasen me njeri-tjetrin. Te njejten gje ia kisha thene sa e sa here ne Prishtine edhe Qosjes madje shume me rrepte se Kadarese por pa sukses. Nuk kam ardhur te flas me ju per kete teme i them por edhe nese do te flisja do te doja kur te jemi vetem pa pranine e te tjereve. Nderkohe ne vilen e Kadarese ka arritur botuesi i tij Bujar Hudhri i cili i bashkohet kuvendit.

Nuk e di a kishte qene aty pari apo ia behu nga Tirana por tani edhe ai ulet me ne rreth tryezes dhe behet pjese e bisedes duke e trazuar paksa rrjedhen e saj pergjithesisht te qete. Duke dashur tia mbaje anen Kadarese Hudhri nderhyn ne bisede pa takt. Ti flet keshtu sepse e ke inat Rugoven - me drejtohet mua. Pikerisht me keto fjale Pata debatuar pak me pare me te per zhvillimet ne Kosove perfshire edhe ndertimin e Katedrales ne themelet e Gjimnazit Xhevdet Doda ne Prishtine duke kontestuar te drejten e njeriut qe e quan veten president qe ta caktoje vete lokacionin e saj pa lejen e organeve kompetente. Kadareja gjate kesaj kohe heshtte. Nuk fliste. Vetem nenqeshte ngapak. Por kur botuesi i tij mu drejtua mua me fjalet Ti flet keshtu sepse e ke inat Filanin i zoti i shtepise shqiptoi frazen Degradoi muhabeti.

Ky mund te quhet i vetmi detaj disonant i takimit te Mali i Robit dhe une nuk do te isha i sinqerte me veten dhe lexuesin po te mos e permendja me kete rast. Gjate gjithe kohes sa zhvillohej biseda zonja Kadare nuk ishte me ne ne tryeze. Portretit tone ne grup prej kater burrash i mungonte vetem dama e cila vazhdonte ende shtypjen e intervistes ne katin e dyte te viles. Zbriti pasi e kreu per tia dhene te shoqit ta shihte te shtypur ne leter dhe per tu pershendetur me ne. Ai e mori dhe pasi i hodhi nje sy me tha se ne ate interviste fliste edhe per Kosoven dhe madje edhe me lexoi nje paragraf. Mjafton vetem ky fakt per te deshmuar te kunderten e asaj qe thote zonja Kadare Is u ngrit me aq vrull sa desh permbysi tryezen kurse ajo vete paskesh dashur te ikte nga veranda per te mos degjuar te tjerat. E si te ikte valle kur nuk ishte fare aty .

Krejt ndryshe nga cparaqitet ne librine te shoqes ate dite Kadareja jo vetem qe nuk shfaqi shenja nervozizmi por perkundrazi mu duk me i bute e me tolerant se ce prisja. Duke perfituar nga kjo klime i pata thene ne bisede e siper se nuk beri mire qe shkoi te Rugova gjate vizites se tij ne Kosove ne vitin 2002 dhe aq me pak qe ne njefare menyre kerkoi falje per kritikat qe ia kishte bere atij ne vitet 90 dhe sidomos ne vitin 1999 pas shkuarjes ne Beograd. Kadareja tha se tani ai ishte president legjitim i zgjedhur nga parlamenti gje qe ishte e vertete. Mirepo shkrimtari i madh i kombit nuk duhej te shkonte ne audience tek njeriu qe jo me larg se dy vjet me pare e kishte quajtur njeri qe ska asnje tronditje per gjemen qe i ka ndodhur popullit te vet dhe njeri qe nuk di te shprehe dhimbje por di vetem te qeshe duke mos kerkuar prej tij te sillej si hero por te bente sepaku nje veprim te thjeshte njerezor te ngrysej pak ne takimin me Millosheviqin ne prill te vitit 1999 kur u zu pengpor edhe nje vit me pare me 15 maj 1998 kur shkoi ne Beograd si qytetar i lire ne krye te delegacionit shqiptar prej pese vetash. Pamja qe pershkoi boten me ate rast ishte lideri i shqiptareve te Kosoves Ibrahim Rugova duke qeshur me hov ne zyren e Millosheviqit aq sa tundej kolltuku nga gazi i tij Aha kjo na qenka tha Kadareja duke u kthyer prape tek Qosja sepse iu duk se zbuloi shkakun e zemerimit te tij me te dhe sakaq shtoi Po une nuk bera asnje deklarate politike gjate asaj vizite. Nuk e di. Une isha ne Paris ato dite dhe ktheja shpesh ne Le Rostand ku vendin tend e gjeja bosh thashe si me shaka ngaqe sdoja ta teproja.

Edhe nje njeri tjeter u zu ne goje gjate bisedes me Kadarene Adem Demaci. Duke perfituar nga rasti i thashe Kadarese se te ditari i tij per Kosoven Ra ky mort e u pame e kishte renduar setepermi Demacin duke e quajtur marksist- leninist i pandreqshem dhe njeri pa atdhe kurse ai u arsyetua se ashtu i paskesh rezultuar nga nje interviste e tij dhene TV francez gjate kohes se bombardimeve. Nuk e di a eshte rezultat i verejtjes sime apo i reflektimit te tyre- nuk perjashtohet mundesia te jete edhe kalkulim por verej se Kadarenjte e kane ndryshuar qendrimin e tyre ndaj Baces. Letra e tij e hapur drejtuar Kadarese me rastin e largimit te tij nga Shqiperia ne vitin 1990 eshte komentuar gjeresisht ne liber kurse ne albumin e fotografive figuron edhe nje foto e ciftit Kadare me Demacin ne mes bere ne Paris ne vitin 1991. As pas ketyre dy verejtjeve te mia nuk pati reagime negative nga ana e tij. Kadareja kishte njeqind arsye te sillej mire me mua njeriun qe i kishtebere aq shume sherbime vepres se tij - pa asnje interes - dhe ashtu u soll ne takimin ne vilen e tij te Mali i Robitne vere te vitit 2005. Kisha shkruar me dhjetera artikuj per vepren e tij te cilen e kisha vleresuarlart ashtu sic vazhdoj ta vleresoj edhe sot perfshire edhe ate per vepren e tij te plote botuar nga Fayard-i ne Paris. E ligjeroja ne dy universitete ne ate te Prishtines dhe te Tetoves ne njerin nga te cilet per me se tridhjete vjet. Kisha lejuar dhe udhehequr ne cilesine e mentorit me dhjetera punime diplome magjistrature e doktorate per vepren e tij te gjere dhe te larmishme disa ende jane ne proces.

Kisha marre pjese ne sa e sa konferenca shkencore kushtuar vepres se tij ne Tirane ne Prishtine ne Gjirokaster etj. Ne nentor te vitit 2003 pra me pak se dy vjet me pare kur Kadareja u shpall Doktor Nderi i Universitetit te Prishtines kisha mbajtur fjalen e laudatorit ne sallen solemne te Fakultetit Filologjik me crast vepren e tij e kisha quajtur embleme e kultures kombetare dhe bibel nacionale. Kisha polemizuar per te me Kasem Trebeshinen shkrimtarin e persekutuar dhe disident te cilit ai i kishte hyre ne hak ashtu si shume te tjereve dhe e kisha marre ne mbrojtje nga sulmet qe i beheshin dhe vazhdojne ti behen brenda dhe jashte sidomos ne prag te marrjes se vendimit per Cmimin Nobel duke e quajtur shkrimtar te oborrit etj. Edhe te qenit dishepull i Qosjes nje nga dishepujt e tij sado qe ky seshte vecse nje paragjykim nuk ishte pa rendesi. Kadareja nuk ishte atebote dhe me cshihet nuk eshte as sot i interesuar ti keqesoje marredheniet me Qosjen. Perse Ngaqe Zeusi Kadare duket i frikesohet ballafaqimit me rivalin e tij kosovar. Si shpjegohet ndryshe fakti qe ne gjithe ate liber te Helenes ka vetem nje faqe per Qosjen aq sa edhe per mua dhe shume me pak se per shume te tjere te medhenj e te vegjel te fajshem e te pafajshem.

Nderkaq une i marri isha zene sa e sa here me idhullin tim ne Prishtine per shkak te tij duke e marre ne mbrojtje vepren e tij dhe duke u perpjekur ti arsyetoj veprimet e tij. Duhet te jesh teper egoist dhe mosmirenjohes qe ti harrosh dhe madje edhe ti shkelmosh te gjitha keto. Dhe e para ne mos edhe kryesorja ngaqe ai duket i kushton shume rendesi kesaj pune kurre deri atehere nuk kisha shqiptuar ndonje fjale te keqe per Is-in si e quan Helena ne librin e saj ose Isen si e quajti keto dite shtypi kosovar. Helena rrefen jeten me Isen Zeri Prishtine 2 nentor 2011.

Skishte asnje arsye qe te me versulej dhe te me priste me kembet e para zoti Kadare ne shtepine e tij ku une isha mysafir duke me fyer e perulur sic deshmon rrejshem bashkeshortja e tij ne te vertete ai vete. Fundja ne u ndame si miq ate dite dhe fjalet e fundit qe degjuam nga goja e tij Te fala miqve i morem si nje mesazh paqesor per ti shperndare dashamiresisht ne Kosove e diaspore. Se cka ndodhur me vone pas largimit tone ne ate shtepi une nuk e di dhe as qe me intereson por sa qeme ne aty une dhe miku im nga Zvicra nuk pat asgje ama bash asgje nga profkat e tanishme. Jo marrezira jo idiotesira jo traper jo baballare jo me erdhi keq se ishte nje nga dashamiresit dhe nuk e meritonte tere ate furi. Te gjitha jane pjelle e fantazise Po tani Tani ndryshon puna.

Ne librin tim Poetika e fjales 2010 krahas shkrimeve vleresuese per Kadarene dhe vepren e tij ka edhe nja dy-tri sosh ne te cilat une shprehi mospajtimin tim me ndonje paraqitje publike te tij cfare ishte fjala vjen ajo ne Biblioteken Kombetare te Kosoves ne vitin 2006 ku Kadareja tha publikisht ne takimin me studente se Rexhep Qosja duhet te shkoje te psikiatri dhe sidomos ne ceremonine e marrjes se Cmimit Princi i Asturiasit ne Spanje ne 2009-n ku laureati shqiptar duke folur per Don Kishotin e shmangu emrin e perkthyesit te kesaj vepre ne gjuhen shqipe dhe te popullarizuesit te ketij personazhi jetik nder shqiptare Fan S. Nolit per te mos i mbetur hatri familjes mbreterore qe favoriti i saj fliste ne pranine e tyre per nje mbretpermbyses Konsideroj se keto dy shkrime dhe sidomos i dyti qe botohet per here te pare ne liber duhet te jene bere shkas i zemerimit te Kadarese ndaj meje dhe i goditjes se ulet e tinezare qe me ben tani me doren e se shoqes. Nuk di si ta shpjegoj ndryshe paraqitjen fyese sado te rreme te takimit tim me burrin e saj Ismail Kadarene ne librin me kujtime te Helena Kadarese Kohe e pamjaftueshme qe po behet nje bestseller ne kuptimin e keq te fjales per te mos thene edhe nje skandal publik. Ne qofte se edhe deshmite e tjera per marredheniet e Kadarese me njerezit jane te stisura e shpifese si kjo per mua qofte edhe ne mase shumefish me te vogel atehere vaj halli per vleren e ketij libri dhe moralin e autores se saj ne te vertete te autoreve te tij

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›