E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Shqipëria me hidroplan

Foto ilustruese / Hidroplan

Për herë të parë në Shqipëri dhe pikërisht në gjirin detar të Vlorës, do të ndërtohet një port hidroplan (avionë uji). Realizimi i tij është pjesë e projektit i Basionit të Adriatiku dhe pritet të realizohet brenda vitit 2013-të dhe do të financohet nga BE. Hidroplani do të funksionojë për transport pasagjerësh, turistësh dhe mallrash me avionë hidroplan.

Vlerë e këtij financimi arrin në 80 mijë euro, ku 85% e fondit do të mbulohet nga BE dhe 15 % nga Porti Detar Vlorë. Hidroplani do të ndërtohet në zonën detare në afërsi të Akademisë së Marinës.

Sipas drejtoreshës së Portit Detar Vlorë, Fato Nuredini, ata kanë fituar të drejtën e këtij projekti si palë partnere në projektin, implementimin e  transportit me hidroplan në zonën e Adriatikut.

Projekti në nivel rajonal ka për qëllim krijimin dhe zhvillimin e një alternative transporti më të shpejtë nëpërmjet vendosjes së një linje të qëndrueshme me hidroplanit, i cili do aplikohet për herë të parë në Shqipëri.

Vendet më të mira të përcaktuara në projektin e transportit ajror me hidroplan në Evropë, janë Kroacia  dhe Greqia, të cilat kanë pasur konceptin e përfitimit potencial në përdorimin e hidroplanëve për lidhjen ndërmjet vendeve të tjera. /A.P/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›