Tiranë, plagosje pas një sherri banal

Zona ku ndodhi plagosja
Para pak minutash një person ka mbetur i plagosur në një lokal pranë Librit Universitar në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
I plagosur ka mbetur Ilir Qehajaj. Ngjarja ka ndodhur pas një debati.
Nga dëshmitë e para mësohet se autori dhe Qehajaji ishin ulur në një tavolinë.
I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë ndërsa policia është në kërkim të autorit, i cili ende nuk është identifikuar. /F.S/