E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli pret Arvizun, për reformat

Topalli - Arvizu

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka pritur në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Në njoftimin për mediat, thuhet se tema e bisedimeve ishte axhenda e Parlamentit dhe e punës së komisioneve, ku po ndërmerren reforma me konsensusin e dy partive të mëdha PD-PS.

Topalli ka informuar Arvizunë për punën e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Kryeparlametnarja është shprehur se me gjithë punën që është bërë, komisioni ka mundësitë që ta përmbyllin punën e vet me sukses brenda afatit të caktuar, brenda prillit.

Po ashtu mes Topallit dhe Arvizusë është diskutuar edhe për punën e mbi reformën parlamentare, ku është theksuar se grupi i punës ka një mandat që e detyron të punojë në modelin e Rregullores së Parlamentit Evropian dhe në respekt të Kushtetutës së Shqipërisë. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›