Edhe Susan Boyle me statuje dylli

Këngëtarja Susan Boyle ka zbuluar ditën e djeshme statujën e saj të dyllit në muzeun britanik Madame Tussauds.
“Është bërë një punë e mrekullueshme dhe është e pabesueshme që ka dalë kaq e ngjashme me mua. Madje duket edhe më mirë se unë”, u shpreh Boyle.
50-vjeçarja, talenti i së cilës u zbulua në X-Factor, është e fundit që i është bashkuar këtij muzeu, pas Justin Bieber, Lady Gaga dhe Taylor Swift.