Për serbët, malazezët janë serbë
Në Enciklopedinë e Popullit Serb, të botuar nga Enti i Teksteve në Beograd, pohohet ja malazezët janë serbë, dinastitë malazeze janë serbe, dhe Cetinje është qytet serb. Këto pohime nxitën reagime të ashpra në Podgoricë.
Në fakt, sipas enciklopedisë serbe, të botua në vitin 2008, Dukla konsiderohet si një prej organizimeve më të vjetër shtetëror serb, por edhe se Dado Djuric është piktor serb, Danilo Kis është shkrimtar serb, Balshajt, Cernojevcët, Petrovicët dhe Vojislavljevicët janë dinasti serbe, ndërkaq Cetinje qytet serb.
Historiani malazez, Zvezdan Folic, të gjitha këto i vlerëson si vazhdim i politikës asimiluese të pjese të elitës intelektuale serbe.
"Ky është shembull eklatant i përvetësimit të trashëgimisë kulturore dhe historike të Malit të Zi, dhe një vazhdimësi e pranishme jo vetëm edhe në kohën e Jugosllavisë socialiste, e cila e proklamonte politikën e barabarësisë, megjithëse një pjesë e elitës intelektuale serbe vazhdimisht përvetësonte personalitete nga korpusi malazez në taborin e vetë nacional.
Thjesht, kjo gjë shërben për ndezjen e një mobilizimi emotiv dhe për homogjenizim nacional”, vlerësoi ai.