Cerdhja personale e Mariah Carey

Kur duhet më pak se një muaj që Mariah Carey të lindë binjakët e saj, këngëtarja po sigurohet që ata të jetojnë në luks.
Foto
42-vjeçarja ka lejuar revistën Life&Style të hyjë në çerdhen personale që ka krijuar brenda mansionit të saj në Bel Air, Kaliforni, që e ndan me bashkëshortin e saj, Nick Cannon.
“Doja të krijoja një ambient të mrekullueshëm dhe të qetë ku binjakët të rriten mirë”, u shpreh këngëtarja.
Dhoma është e lyer me të gjelbër dhe rozë duke qenë se Carey pret një djalë dhe një vajzë.
“Gjithçka është ndërtuar në mënyrë që secili nga binjakët të ketë hapësirën e tij”, shtoi Carey.
Foto