“Rio” në Kinemanë ABC
Premiera e filmit të animuar "R I O", që shfaqet të mërkurën nga ora 20 në Kinemanë ABC, në Prishtinë, do të krahas shfaqjes së tij nëpër të gjitha kinematë evropiane dhe botërore.
“Rio” është film i animuar i metrazhit të gjatë i zhanrit aksion, aventurë dhe komedi, i autorëve të ciklit të filmave “Ice Age”. Filmi flet për makaun që vjen në Rio de Janeiro’n e bukur.
Ai mendon se është pjesëtari i fundit i racës së tij, por kur kupton se ekziston edhe një makau tjetër - femër, ai ikën nga kafazi dhe niset drejt Rio’s.
Megjithatë, dashuria nuk vjen në shikim të parë. Femra ishte rritur ndryshe dhe ishte e pavarur, jo si Makau, që ishte i butë dhe i qetë. Mirëpo, duke u shoqëruar dhe jetuar bashkërisht për një kohë, ata mësojnë për miqësinë, për dashurinë dhe për trimërinë...