E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Turqia në garë për të marrë Adnan Januzajn

Nuk është vetëm Shqipëria dhe Belgjika që kërkojnë ta angazhojnë në kombëtaret e tyre talentin 18-vjeçar të Mançester Junajtid, Adnan Januzaj. Orët e fundit në garë ka hyrë edhe Turqia. Sipas medieve belge, lojtari ka edhe shtetësi turke dhe federata turke e futbollit ka nisur të mendojë të afrojë talentin shqiptar të lindur në Belgjikë. 

Portali belg “nieuwsblad.be” shkruan se Shqipëria dhe Belgjika janë vendet që po e kërkojnë me ngulm Januzajn, për të cilin janë hapur edhe fanpage në “Facebook”. Të ngazëllyer me këtë fakt duket se janë edhe turqit; gazeta “Milliyet” shkruan se Januzaj mund të përfundojë te Turqia. Vetë familja e Januzajt ka sqaruar ditë më parë se nuk i ka rekomanduar të birit të tij Shqipërinë apo kombëtare tjetër.
(E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›