Edhe Volfarth kundër Berishës: Anëtari i LSI-së në KQZ mund të vazhdojë punën
Pas SHBA-së dhe BE-së, edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugent Volfarth, ka dalë kundër lirimit të anëtarit të LSI-së nga KQZ-ja. Volfarth ka thënë gjatë një vizite në Berat, se anëtari i LSI-së në KQZ mund të vazhdojë punën. Volfarth ndërkohë ka përsëritur faktin se KQZ nuk është një institucion politik.
Nga njëra anë kemi vendimin e Komisionit që propozoi shkarkimin e anëtarit të LSI nga KQZ. Interpretimet janë të ndryshme, ky anëtar mund të vazhdojë punën e tij në KQZ. Jemi në procesin e sqarimit të bazës ligjore, të hënën Kuvendi do të rishqyrtojë çështjen. Nuk duhet harruar që KQZ është një komision apolitik dhe teknik, tha Volfarth./b.l