E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Veprimtarisë miraton marrëveshjen për TAP-in

Qeveria shqiptare ka përfunduar detyrat në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes për gazësjellësin TAP. Tashmë çdo gjë mbetet në varësi të vendimit të konsorciumit të Shah Deniz i cili do të shpallë fituesin gjatë muajit qershor.

Marrëveshja e fundit është miratuar në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese edhe me votat e opozitës. Përfaqsuesi i Mete Stavri Dhima u shpreh se aktualisht janë plotësuar të gjitha kërkesat e bëra prej kompanisë TAP.

Përfaqësuesi i ministrisë ndër të tjera deklaroi se nëse projeti TAP shpallet fitues parashikohet që në Shqipëri të realizohen një sërë investimesh në sektorin e gazifikimit të vendit.

Nëse gazsjelësi TAP do të shpallet fitues pritet që të sjellë mjaft përfitime për Shqipërinë ,Greqinë dhe Italinë.Projekti i gazësjellësit Trans Adratik ka si konkurent  NabucooËest i cili nuk  përfshin vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›