E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Kasapi i votës së lirë Sali Berisha, në sulm për grabitjen e zgjedhjeve

reziAleanca Kuqezi ka reaguar në lidhje me tentativën e fundit të Berishës për të marrë anëtarin e LSI-së në KQZ. Sipas AK. kasapi i votës së lirë ka nisur sulmin për grabitjen e zgjedhjeve.

Këmbana e alarmit për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka rënë prej kohësh, ndërsa tani gjithçka është kthyer në realitet dhe kasapi i votës së lirë është hedhur me të katërta duart në planin për grabitjen e votave për të mbajtur me çdo kusht pushtetin e kalbur .

Vendi rrezikon tashmë jo vetëm respektimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, por shtetasi Sali Berisha po tenton të rikthejë sistemin diktatorial ku opozita është fiktive dhe jo reale në përpjekjen e saj për të ndaluar shkatërrimin e proçeseve demokratike dhe të lira të zgjedhjeve.

Aleanca KuqeZisi e vetmja forcë opozitare që ka qëndruar e palëkundur në pozitën e saj kundër çdo akti tradhëtie të shtetasit Berisha, i bën thirrje mbarë institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë proceset zgjedhore para, gjatë dhe pas ditës së votimit të mbajnë qëndrim jo vetëm përmes deklaratave, por të dënojnë me forcë dhe të parandalojnë kasapin e votës ta rifusë vendin në krizë .

Mbajta e pushtetit të kalbur pa dëshirën dhe vullnetin e sovranit është sinjali i urisë për pushtet të paepur të shtetasit Berisha, dhe lëvizjet e fundit politike që në thelb kanë marrëveshjet dhe allishverishet, tregojnë qartë që po shkojmë drejt një modeli Bolshevik të sundimit të Shqipërisë, ka thënë në një deklaratë për mediat anëtari i AK-së, Rezar Balla./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›