E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe beqar humbes edhe dhender humbes

26-10-2010 / Gazeta 55

Pasi ka koleksionuar impotencen politike permes humbjeve te zgjedhjeve te 2009-s apo 3 raundeve te zgjedhjeve lokale edhe pasi ka ndryshuar status ai eshte shfaqur serish humbes ne perballjet me elektoratin. Votimet e Trebinjes treguan se shqiptaret po shkeputen nga politika e njerezit qe prodhoi nomenklatura duke treguar se ata sgenjehen as nga beqaret humbes e as nga gjasme-dhendrat humbes

E papritur mund te konsiderohet disfata e Partise Socialiste te dielen ne bastionin e saj juglindor ne komunen e Trebinjes atje ku zgjedhjet percaktuan fitues kandidatin e mazhorances.
Por nje mendje tjeter arsyeton se dhendri Rama fundjaven qe shkoi ka qene me teper i fokusuar ne punet e dasmes se trete dhe i kishte dale mendsh qe diku ne nje njesi vendore po zhvilloheshin zgjedhjet e parakohshme per kryetar komune. Sperben ndonje rendesi te madhe... Po vertete eshte nje komune me vetem 2500 qytetar me te drejte vote por qe nga ana tjeter vlen te theksohet se eshte nje bastion i hershem i te majtes ne teresi dhe Partise Socialiste ne vecanti. Por jo kjo sishte e thene per dhendrin qe te dielen do te lidhte kurore me Linden dhe ishte pikerisht kjo e fundit ajo qe ndau shapin nga sheqeri duke mos ia ndare frymen e humbesit Edi Rames.
Linda u mendua se erdhi ne perfaqesine e selise roze me nje ogur te mire dhe te suksesshem askush nuk e priste qofte edhe nga me skeptiket prane Rames si Ngjela apo edhe Gjinushi apo apo edhe nga deputetja e zones ku humbi PS Olta Xhacka e cila e ndjente momentin e hidhur ne Trebinje por sguxonte tia raportonte kryetarit se kjo do i merrej si hile e qellimshme ne prag te marteses se trete.
Situata kaotike e kamufluar nga sherrnaja pas dasme akuzat e ndersjella per adresimin e pergjegjesive por pa pergjegjes konkret bejne qe PS te mbetet jetime jo vetem nga perfaqesia e saj ne kryesi por edhe nga elektorati. Humbja e nje prej bastioneve socialiste i faturoi Edvinit dhe ndjekesve te tij nje tjeter hendek te thelle duke e etiketuar ne vazhdimesi Edi Ramen si humbes jo vetem ne beqari por edhe tani pas marteses ku ai mban etiketen dhender.
Ndjekesit e Rames ia plasen ne kritika dhe sulme ndaj Olta Xhackes ne pamundesi per tju kundervene Ben Blushit i cili injoroi edhe ftesen per ne dasme. Justifikimet e pabaza per te fshehur mungesen e organizimit te PS-se shkeputjen e saj te frikshme nga baza dhe elektorati perfaqesues censurimi i plote i mendimit ndryshe jo vetem ne kryesi por edhe ne baze bejne qe partia me e madhe ne opozite te perjetoje nje prej krizave me te paprecedente qe eshte ndeshur ndonjehere forca e dyte me e madhe ne vend.
Pavaresisht gjetjes se shkaktarit te humbjes se votave ne Trebinje Edi Rama ende ska nje te kryqezuar per dhjetera disfata nga 2005-a deri ne 2010-en. Kesisoj humbja e te dieles eshte nje tjeter shkas per arsyetim. Eumlshte thjesht kurorezimi i nje sere humbjesh te ndermjetme dhe kohe pas kohe te Partise Socialiste.
Humbje qe me mendjelehtesi jane anashkaluar dhe nuk jane konsideruar si te tilla as nga Edi Rama as nga ata qe e rrethojne me devocionin e padobishem te dallkaukut politik. Ajo qe ende seshte e qarte ne kete mes ka te beje me faktin nese do ti pranoje zgjedhjet e se dieles Edi Rama apo jo nisur nga endja pas zgjedhjeve te 28 qershorit edhe sot pas 17 muajsh.
Ne kete drejtim ne vetem 4 vjet Edi Rama humbi perballjet politike per deputetet ne Shijak Tirane dhe Pogradec per te shkuar me tej drejt disa prej zgjedhjeve vendore ku spikat ajo e Ballagatit ku PS u turperua me vetem 394 vota kunder 1063 per Partine Demokratike dhe koalicionin e djathte.
Ndonese rasti i fundit ai i Trebinjes u konceptua ndryshe ne seline roze nisur nga fakti i marteses elektorati besnik dhe i zgjuar e kuptoi ne detaje hilen e rrezikshme te Rames duke mos pertypur keshtu keqperdorimin e qenies femerore per cdo akt pergatitor kur behet fjale per zgjedhje ne vend.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›