Gerti Bogdani ushtroi detyren dhe pas marrjes se mandatit

Deputeti i Partise Demokratike ka firmosur si kryetar i njesise bashkiake numer 10 rreth tre muaj pas zgjedhjeve te 28 qershorit
Kush jane pese deputetet te cilet kane thyer Kushtetuten me kandidimin e tyre dhe cfare parashikon ligji themeltar i shtetit per keto raste
TIRAN- Pese deputete te Partise Demokratike kane ushtruar detyrat e tyre ne kundershtim me Kushtetuten duke lene shteg per hapjen e nje procesi ndaj tyre qe mund te perfundoje edhe me heqjen e mandatit. Lefter Maliqi Gerti Bogdani Ndue Paluca Bedri Hoxha dhe Besnik Dusha kishin probleme ne momentin e zgjedhjes si deputete.
Te peste kandidatet e asaj kohe nuk duhej te kandidonin ose te zgjidheshin deputete pasi ishin ne kundershtim me nenin 69 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.
Per rrjedhoje duke u bazuar ne piken dy te ketij neni nese ndodh kandidimi pa hequr dore nga detyra mandati eshte i pavlefshem. Nuk mund te kandidojne e as te zgjidhen deputete pa hequr dore nga detyra a gjyqtaret prokuroret
b ushtaraket e sherbimit aktiv c punonjesit e policise dhe te sigurimit kombetar
c perfaqesuesit diplomatike d kryetaret e bashkive dhe te komunave si dhe prefektet ne vendet ku kryejne detyrat e tyre dh kryetaret dhe anetaret e komisioneve te zgjedhjeve
e Presidenti i Republikes dhe funksionaret e larte te administrates shteterore te parashikuar nga ligji.
2. Mandati i fituar ne kundershtim me paragrafin 1 te ketij neni eshte i pavlefshem - thuhet ne nenin 69 te Kushtetutes.
Megjithese nje gje e tille nuk ka ndodhur per asnjerin nga ish-pese drejtuesit vendore qe kandiduan si deputete gazeta Shekulli ka siguruar nje vertetim te leshuar nga ish-kryetari i minibashkise numer 10 Gerti Bogdani i cili megjithese ne kohen qe kishte marre mandatin e tij si deputet ka firmosur si drejtuesi i njesise vendore.
Pothuajse tre muaj pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare me 22 shtator te vitit 2009 Gerti Bogdani ka firmosur nje vertetim si kryetari i njesise bashkiake numer 10. Ne kete leter ndodhet dhe vula e tij.
Por cfare parashikon Kushtetua e Republikes se Shqiperise per kete rast. Ne nenin 70 pika dy te saj thuhet se deputetet nuk mund te ushtrojne njekohesisht asnje detyre tjeter shteterore pervec asaj te anetarit te Keshillit te Ministrave dhe rastet e tjera te papajtueshmerise caktohen me ligj.
Meqenese mandati i deputetit sipas mazhorances fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve atehere veprimet e kryer pas saj rezultojne antikushtetuese dhe mandati eshte i pavlefshem. 2. Mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem sipas rastit
a kur ai nuk ben betimin b kur heq dore nga mandati c kur vertetohet nje nga kushtet e pazgjidhshmerise ose papajtueshmerise te parashikuara ne nenet 69 70 paragrafet 2 dhe 3 - thuhet ne nenin 71 te Kushtetutes.
Ndonese provat ekzistojne per pese deputete te mazhorances dhe papajtueshmerine e mandatit te tyre mazhoranca mbyll njerin sy per ate qe ndodh brenda saj dhe shikon me syrin tjeter vetem cfare ndodh ne kampin opozitar.
Neni 69
1. Nuk mund te kandidojne e as te zgjidhen deputete pa hequr dore nga detyra
a gjyqtaret prokuroret
b ushtaraket e sherbimit aktiv
c punonjesit e policise dhe te sigurimit kombetar
c perfaqesuesit diplomatike
d kryetaret e bashkive dhe te komunave si dhe prefektet ne vendet ku kryejne detyrat e tyre
dh kryetaret dhe anetaret e komisioneve te zgjedhjeve
e Presidenti i Republikes dhe funksionaret e larte te administrates shteterore te parashikuar nga ligji.
2. Mandati i fituar ne kundershtim me paragrafin 1 te ketij neni eshte i pavlefshem.
Neni 70
1. Deputetet perfaqesojne popullin dhe nuk lidhen me asnje mandat detyrues.
2. Deputetet nuk mund te ushtrojne njekohesisht asnje detyre tjeter shteterore pervec asaj te anetarit te Keshillit te Ministrave. Rastet e tjera te papajtueshmerise caktohen me ligj.
3. Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre.
4. Per cdo shkelje te paragrafit 3 te ketij neni me mocion te kryetarit te Kuvendit ose te nje se dhjetes se anetareve te tij Kuvendi vendos per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese e cila konstaton papajtueshmerine.
Neni 71
1. Mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve.
2. Mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem sipas rastit
a kur ai nuk ben betimin
b kur heq dore nga mandati
c kur vertetohet nje nga kushtet e pazgjidhshmerise ose papajtueshmerise te parashikuara ne nenet 69 70 paragrafet 2 dhe 3
c kur mbaron mandati i Kuvendit
d kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht ne Kuvend
dh kur denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per kryerjen e nje krimi.
Partia Socialiste do te hedhe poshte raportin per deputetin socialist permes tabulateve te votimit
eshtja Beqja PS gati kundershtimin ne Kushtetuese
Pas diskutimeve per menyren e votimit te raportit te Keshillit te Mandatave Partia Socialiste po pret fillimin e gjykimit per ceshtjen e mandatit te deputetit Ilir Beqja qe te jape opinionin e saj perfundimtar lidhur me kete ceshtje.
Burime nga selia roze bejne te ditur se votimi i javes se kaluar per raportin mbi deputetin socialist eshte teresisht i pavlefshem dhe se kete gje do tia demonstrojne Gjykates Kushtetuese. Permes fakteve te mbledhura nga socialistet ku eshte e dukshme se ndodheshin 140 deputete te pranishem socialistet kane besimin se ceshtja do te mbyllet dhe nuk do te vijoje me tej.
Te njejtat burime bejne te ditur se seancen e radhes do te kerkojne ndryshimin e tabulatit te votimit ku do te kerkohet pasqyrimi i votes se deputetit te Partise Socialiste Fatmir Toci i cili per probleme teknike megjithese ishte i pranishem gjate votimit nuk mundi te votonte.
Ne seancen e radhes parlamentare deputetet socialiste do te kerkojne njezeri ndryshimin e tabeles se votimit per raportin mbi deputetin Beqja dhe do te kerkohet hedhja ne votim per tabelen e re ku te pasqyrohet vota e deputeti Toci.
Krahas kesaj Partia Socialiste eshte e pergatitur per tu perballuar me ceshtjen Beqja edhe ne Gjykaten Kushtetuese. Sic eshte bere e ditur socialistet do te mbeshtesin argumentin e tyre ne vendimin me numer 29 date 21 tetor 2009 te Gjykates Kushtetuese.
Vendimi i Kuvendit miratohet kur per te kane votuar pro jo me pak se gjysma plus nje e anetareve qe jane te pranishem - interpretohet nga Gjykata Kushtetuese ne rastin e ankimimit te nje kandidati per Gjykaten e Larte rrezuar me votim nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise.
Gjithashtu do te pritet dhe interpretimi i Gjykates Kushtetuese per nenet 69 70 71 dhe 72 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise nene te cilat flasin per rastin e papajtueshmerise se mandatit te deputetit.