E Shtunë, 31 Tetor 2026

I treti hesht

26-10-2010 / Nga Qemal Sakajeva

Te gjithe e thone te gjithe e presin te gjithe e dine se do te ndodhe me 8 nentor 2010 por gjithcka eshte si per ngjarjet e medha pa ardhur sekonda e duhur nuk quhet e bere dhe ate qe ende nuk eshte e kryer perfundimisht askush nuk e ka tagrin ta parathote vizat u hoqen Po te verehet me vemendje nuk flitet me per plotesim kushtesh teknike sepse ato jane verifikuar te permbushura nga Shqiperia por eshte shqiptuar tjetercka shqiptaret te repektojne kushtin e levizjes se lire pasi te jene hequr vizat. Parlamenti Europian organizma te ndryshme te Bashkimit Europian figura te rendesishme te tyre kane kerkuar qe qeveria e Shqiperise te organizoje publicitetin e nevojshem per te bere te njohur te qytetaret e saj zbatimin e rregullave te levizjes se lire dhe shteti te marre masat e domosdoshme per te mos ndodhur me Shqiperine ajo qe verehet ne Serbi dhe Maqedoni qe sic tanime dihet nje numer qytetaresh te ketyre dy vendeve kane kerkuar azil politik ne shtete te Bashkimit Europian. Domethene Shqiperia qe i permbushi kushtet teknike duhet te jape provimin e zbatimit te kushtit te pas heqjes se vizave.
Rrethanat per realitetin tone kane nxjerre ne pah tre faktore te vecante per te ndihmuar shqiptaret dhe Shqiperine te paraqiten me dinjitet ndaj asaj qe ata e arriten me sakrifica te jashtezakonshme dhe qe Bashkimi Europian ua miratoi per arsye te merites. Kerkohet krejt e kunderta prej tyre nese mijera vete njeheresh te boat people populli i varkave u kacavjerren litareve te vaporeve te ndryshkur per te cekur Perendimin - enderr popullit te mbetur ketu qe kreu e perballoi reforma te gjithanshme nuk i lejohet e as e ka te nevojshme te sillet poashtu qe edhe nje i vetem te mbetet ne Perendim duke shkuar atje si zoteri europerendimor me pasaporte te standartit te larte me aeroplan traget apo veture.
Faktori i pare dhe kryesor qe kerkon te behet kujdes per te mos u shkelur rregullat eshte i Zoti i Shtepise - domethene Bashkimi Europian. Shqiptaret nje legjende e vertetuar mikpritjeje e kuptojne drejtperdrejte se nuk mund te behesh zot ne vatren e mikut ne shtepine e tjetrit nuk mund te rrish as me zor as sa te duash e as si te kesh qejf. Bashkimi Europian e ka qartesuar kete deri ne fund pa lene as edhe nje medyshje madje duke mos u lodhur se perserituri per te ndihmuar sa me shume. Edhe eurodeputetja sllovene Tanja Fajon e futur ne ndjeshmerine dhe memorjen e shqiptareve me misionin e saj te zellshem e kembengules per heqjen e vizave per Shqiperine erdhi ne Tirane dhe e tha qarte deri te e verteta heqja e vizave nuk eshte e rendesishme per politikanet dhe biznesmenet por eshte dicka e mrekullueshme per qytetaret shqiptare. Kjo e vertete e thene drejt e ne thelbin e vet u ben me dije shqiptareve ate qe ata e kane ditur se politikanet dhe biznemenet i kane pasur e i kane viza se asnjeri syresh nuk ka qendruar apo pritur dyerve te ambasadave. Kjo miresi e madhe i bene shqiptaret e thjeshte te barazohen me se fundi me politikanet dhe biznesmenet ne te drejten e levizjes se lire dhe meriton vec te respektohet e te moskeqperdoret prej asnjerit prej tyre. Bashkimi Europian nuk kerkon asgje tjeter vecse shqiptarin dinjitoz qe respekton mikepritjen.
Faktori i dyte i rendesishem qe veproi menjehere eshte qeveria e Shqiperise. Me nje shpejtesi te perputhur me pasngjarjen e afert e zhdervjelltesi te admirueshme per pergjegjesine qeverisese figura te shumta te koalicionit te integrimit kane zbritur deri ne kapilaret e shoqerise duke qartesuar atje se vendi dhe secili qytetar do te gjenden perpara verifikimit te dinjitetit vetjak e kolektiv ne permbushjen e kushtit te regjimit te heqjes se vizave. Ata po te perdorim nje shprehje frazeologjike te vonet te ndarjes se popullit sipas kahjeve partiake nuk u jane drejtuar as popullit opozitar as popullit demokrat as popullit lsist por gjithe shqiptareve pa perjashtim. Qeveria i permbushi kushtet e shtruara nga Bashkimi Europian per interesin e popullit shqiptar dhe Bashkimi Europian i heq vizat per gjithe shqiptaret.
Por faktori i trete ndihmues - opozita nuk ndihmon ajo hesht. Opozita i eshte drejtuar perseritshem popullit opozitar te pergatitet per te dale ne protesta pa ndalim dhe ne asnje tribune ku jane ngjitur drejtuesit e saj nuk u kerkohet antaresise e simpatizanteve te bejne kujdes per te zbatuar kushtin themelor qe diten e pare e ne vijim pasi te hiqen vizat. Eumlshte nje sjellje turbulluese e opozites ajo nuk tregon entuziazmin e saj per kete ngjarje qe po vjen duke pasur frike se po te shfaqet ashtu do te kryente nje papjekuri politike qe con uje ne dobi te koalicionit qeverises mu perpara zgjedhjeve. Kjo eshte edhe arsyeja qe politikane te opozites se bashkuar dhe analiste te majte nuk kane nguruar ta cilesojne dhurate heqjen e vizave nga Bashkimi Europian a thua se shqiptaret e paskan pritur me sy perpjete e duarkryq renin e saj nga qielli i Brukselit. Opozita vuan nga ndjenja e keqe e hasetit e yshtur per pushtet te parakohshem sepse kjo arritje e madhe nuk u arrit prej saj dhe me mendesine se me ate qe nuk me perket mua nuk ka pse ti bej hosana kundershtarit. Madje edhe shtyrja e protestave nga gjysma e tetorit per ne ditet pas 8 nentorit nuk mund te lexohet vete si heshtje para vendimit historik por frike e fshehur nga bumerangu i vetdemtimit te madh me protesta te protestosh kur hiqen vizat pervec qe do te ishte miopi politike e skajshme ai lloj protestimi do te mbahej mend e do te pasohej nga ndeshkimi. A mos shtyrja e protestave te paralajmeruara me kohe te percaktuar e pamedyshje per te mos u nenkuptuar si terheqje perpara heqjes se vizave u krye me pershpejtim te marteses se rendesishme brenda selise roze Mirepo heshtja mortore per tiu drejtuar popullit opozitar qe edhe ata te jene dinjitoz ne udhetimin e tyre neper vendet e Bashkimit Europian e kthimin ne Shqiperi pervecse xheloze opoziten e paraqet edhe keqdashese per me pas si te ndrynte se brendshmi mendimin qe dashte Zoti mbesin andej aq shqiptare sa te jene mjaftueshem per tiu veshur si fature e keqe qeverise se koalicionit mu ne prag te zgjedhjeve.
Por kjo nuk do te ndodhe per shume arsye qe mund te analizohen gjeresisht. Populli shqiptar si pak popuj te tjere eshte i shtrydhur thelle nga emigracioni duke prekur fundin me te mirat dhe te keqijat. Ata qe kishin per te ikur kane ikur ndersa po te ndiqet ecuria me vemendje ka mjaft shqiptare qe kthehen sepse Shqiperia po zhvillohet mireqienia po rritet cilesia e jetes po permiresohet. Nese kundershtohen keto e te tjera atehere duhet thene se nder te tre qe flasin dikush genjen ose genjejne organizmat domethenese nderkombetare qe nenvizojne zhvillimin e Shqiperise ose qeveria e Shqiperise qe paraqet projektet e medha te permbushura dhe te tjera ne proces nuk thote te verteten ose opozita qe zeron gjithcka sheh vetem zi. Por per fatin e mire te te gjitha partive e te Shqiperise heqja e vizave po ndodh tani kur me ne fund shqiptaret po e zbulojne Atdheun e tyre cka i be ata te mos ikin prej tij prej te cilit dikur ia mbathen nga syte kembet.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›