E Diel, 1 Nëntor 2026

"Edhe doganat, te zhytura ne faj"

Fatjona Mejdini
Furtuna per Gerdecin do te perfshije dhe doganat e vendit. Kete e paralajmeroi dje kryeministri Sali Berisha, duke shfrytezuar daljen publike per Pashke, per te dhene nje tjeter mesazh ne lidhje me pastragjedine qe deri tani numeron 22 te vdekur. Kreu i ekzekutivit, deklaroi se perpos disa institucioneve qe ka deklaruar keto dite se do te perfshihen ne reforme, tani inkuadrohet dhe sistemi doganor. "Nuk eshte vetem reforma e Sherbimit Informativ Shteteror qe e zgjidh kete gje, por nje reforme teresore e institucioneve te sigurise kombetare, te cilat duhet te pesojne reforma te tilla, p.sh dhe doganat, jane institucion i sigurise kombetare", deklaroi kryeministri.
Berisha ilustroi ketu me pervojen nderkombetare kur tha se "edhe vende te tjera qe kane pesuar probleme te tilla, i riorientuan ato" ndersa menjehere me pas, lehtesoi disi institucionin me te ri qe vuri nen akuze, kur tha: "Me kete nuk po them se ishte pergjegjesi e doganave ajo qe ndodhi. Pra, reforma eshte nje koncept me i gjere".
DOGANAT
Nderkohe, ne lidhje me perfshirjen e doganave ne institucionet e sigurise ne lidhje me ngjarjen e Gerdecit, burime bejne te ditur se doganat nuk kane informuar ne instancat e larta ne lidhje me hyrjet dhe shpjegimet per llojin e makinerive qe u perdoren per demontimin e armeve ne ish-fabriken e Gerdecit. Ne territorin shqiptar kane hyre permes pikave doganore, nje numer makinerish te tonazheve te larta, te cilat kishin si qellim demontimin e armatimeve ushtarake, pohuan burimet ne Ministrine e Mbrojtjes. Asnje informacion nuk eshte raportuar ne lidhje me prurjet nga importi te ketyre makinerive, llojin e tyre dhe per me teper, destinacionin e tyre perfundimtar, shtuan burimet e mesiperme. Sipas tyre, nga informacioni qe duhet te ishte perftuar, mund te mesohej qellimi i perdorimit te tyre dhe vendi i venies se tyre ne shfrytezim.
SHKARKIMET
Ne daljen e djeshme publike, kryeministri Berisha u pozicionua kujdesshem ne lidhje me nje furi te mundshme shkarkimesh, kur argumentoi se ne institucione te rendesishme sigurie, si Sherbimi Informativ Shteteror, me e rendesishme eshte reforma sesa shkarkimi i emrave te vecante. Sipas Berishes, ne kushtet e mungeses se reformes emrat e drejtuesve te SHISH do te tingellonin te njejte. "Reformat dhe shkarkimet jane dy gjera te ndryshme. Pa reforma, cilindo qe te shkarkosh apo vendosesh, nuk e ke sigurine", tha kryeministri, duke cuar deri ne fund idene e tij: "Duhet te behet nje studim i te gjitha sistemeve, per te pare ku e paten problemin dhe cfare ndodhi".
MERITAT E SHISH
Berisha u perpoq te lehtesonte dhe pozicionin e sherbimeve sekrete, duke kujtuar faktin se kjo ngjarje nuk duhet te mohoje punen nder vite te institucionit te SHISH-it, qe kishte qene parandalues per shume tragjedi qe mund te preknin vendin. "Ne rast se pati nje deshtim ne kete rrethane dhe kjo ishte nje katastrofe e tmerrshme, se ciles nuk mund t'i shtoj asgje, do te ishte gjykim i padrejte, per te mos thene me shume se kaq, injorimi i kontributit shume te rendesishem te tyre ne shume e shume raste", theksoi Berisha.
Ne lidhje me hetimin e kesaj ngjarjeje, kryeministri perseriti se prokuroria duhet te nxjerre pergjegjesite individuale ne lidhje me ngjarjen qe shkaktoi dhjetera te vdekur e qindra te plagosur. Por ndersa kerkoi qe "prokuroria te nxjerre pergjegjesite individuale", kembenguli se "pergjegjesite jane me gjere": "Ne rast se ne bejme nje studim dhe analize serioze, sic e kane bere edhe vende te tjera dhe ndermarrim reformen e ketyre institucioneve, i vendosim ato ne pozicione te atilla, qe kesi rastesh te mos u shpetojne me".
REAGIMI
"S'e jap imunitetin pse ma kerkon opozita"
Kryeministri Berisha paralajmeroi dje se nuk ka ndermend te dorezoje imunitetin e tij vetem se kete gje e kerkon opozita. I pyetur nese eshte i gatshem ta lere imunitetin pas kerkeses opozitare per te dhe Mediun, Berisha deklaroi: "Une gjykoj se opozita eshte opozite. Ne nje vend, imunitetin e kerkon institucion tjeter. Ne qofte se opozita merr persiper te beje te gjitha rolet e institucioneve, ne, si mazhorance, kemi nje angazhim dhe e kemi faktuar kete, qe i pergjigjemi cdo kerkese te institucioneve te vendit. Ky eshte angazhimi une, te tjerat jane politike dhe cdo opozite ka te drejte te mbaje qendrimet e saj", - perfundoi kryeministri.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›