E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ky ishte nje 11 shtator

Kryetari i qeverise beri krahasim te ngjarjes se 15 marsit ne Gerdec, me ate te 11 shtatorit ne SHBA. Pardje gjate nje daljeje publike, Berisha iu referua takimit te 21 marsit ne Presidence: "Presidenti thirri mbledhjen e Keshillit te Sigurimit Kombetar dhe une aty theksova se per ne ky ishte nje 11 shtator. Nuk u shemben kulla, por ne keto shtepi kemi. Kjo ndodhi ne mesdite, pa pasur asnje informacion. Kjo deshmon se ne kete vend jane te domosdoshme reforma shume te thella e te gjithanshme per t'i parandaluar. Pavaresisht nga agresiviteti i larte i terrorizmit nderkombetar, nuk u ndermor dot as nje hap tjeter ndaj Shteteve te Bashkuara, sepse u ndermoren reforma te fuqishme te institucioneve". Kryeministri theksoi se "nuk kam asnje te dhene se eshte akt terrorist" por menjehere me pas shtoi se "fakt eshte se ndodhi diten per dreke, ne nje kohe kur institucionet nuk kishin asnje informacion mbi rrezikshmerine apo cfare ndodhte ne fabriken e vdekjes, gje e cila nuk mund e nuk do te perseritet me". Jane shume depo e magazina, vijoi Berisha, por me e renda nga te gjitha eshte mungesa e informacionit per rregullat, per sigurine nga te gjitha institucionet qe duhet ta trajtonin kete problem".
Ndihma e sherbimeve sekrete
Per kryetarin e qeverise, Sali Berisha, ai qe e cilesoi deshtim te Sherbimeve sekrete ne lidhje me Gerdecin, nuk ia ul vlerat atyre. "Ne rast se nuk njoftuan per kete, ju siguroj se po keto institucione kane realizuar me veprimtarine e tyre me dhjetera, ne mos qindra apo mijera akte ne interesin me te madh te publikut shqiptar. Ne rast se pati nje deshtim ne kete rrethane dhe kjo ishte nje katastrofe e tmerrshme, se ciles nuk mund t'i shtoj asgje, do te ishte gjykim i padrejte, per te mos thene me shume se kaq, injorimi i kontributit shume te rendesishem te tyre ne shume e shume raste", evidentoi kryeministri.
"Gerdeci, akt i sherbimeve sekrete"
Nje diplomat perendimor ne Shkup deklaroi per agjencine e lajmeve INA se shperthimi i depos se armeve ne Gerdec te Shqiperise ishte nje akt i realizuar nga sherbime sekrete te rajonit per te minuar anetaresimin e vendeve te Kartes se Adriatikut ne NATO. "Kjo eshte nje veper e qarte e pergatitur nga sherbime sekrete te rajonit te njohura si anti-NATO per te bllokuar anetaresimin e vendeve te Kartes se Adriatikut dhe sidomos Shqiperise ne NATO, per te penguar proceset e pas pavaresise ne Kosove dhe per te krijuar kaos ne Ballkan", deklaroi ekskluzivisht per agjencine e lajmeve INA, diplomati i nje vendi prestigjioz. Sipas tij, kjo eshte nje veper e dobet e reagimit te strukturave te sigurimit shteteror te Shqiperise, te cilat nuk kane qene vigjilent ne ndjekjen e situates dhe parandalimin e masave te tilla qe krijuan sic theksoi ai nje katastrofe te rende ne Shqiperi. "Tendencat per te krijuar kaos dhe pasiguri ne Tirane po vazhdojne dhe po ndjekim disa politikane qe po shfrytezojne situaten per te krijuar tensione dhe jo humanizem", theksoi diplomati perendimor per agjencine e lajmeve INA. Detektimi i pare i municionit masiv ne Gerdec ishte bere nga marinsat amerikane para vizites se presidentit amerikan Xhorxh Bush ne qershorin e vitit te kaluar ne Shqiperi".

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›