E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe dy cmime per Shqiptarin

TIRANE-Festivali Nderkombetar i Filmit ne Gjeneve dhe festivali nderkombetar i Filmit Bergen mbajtur ne Norvegji e kane vleresuar filmin Shqiptari me cmim. Ne konkursin nderkombetar te mbajtur ne Gjeneve filmi qe eshte bashkeprodhim mes Shqiperise dhe Gjermanise ka marre cmimin e publikut si filmi me i mire me metrazh te gjate. Nderkaq ne festivalin e mbajtur ne Norvegji Shqiptari mori cmimin e special te jurise. Bashkeprodhimi shqiptaro- gjerman u nderua me dy cmime edhe ne Festivalin nderkombetar te Filmit ne Moske qe kete qershor shenoi edicionin e 32-te. Protagonisti i filmit aktori shqiptar Nik Xhelilaj u vleresua si Aktori me i mire duke rrembyer kupen Silver George. Ne kete eveniment i gjithe filmi u nderua me cmimin special te jurise duke marre kupen e dyte te festivalit. Ky film ka marre edhe nje cmim ne Kosove qe ishte pikerisht cmimi special i jurise ne festivalin Prifilmfest. Filmi eshte ne shqip dhe gjermanisht. Ngjarjet zhvillohen mes Tropojes dhe Berlinit dhe trajton historine e nje emigranti shqiptar qe interpretohet nga Nik Xhelilaj i cili transferohet ne Gjermani.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›