Saimir Strati nis rekordin e peste Guinness nje kartemonedhe me vida

Tirane 9 nentor NOA/ Milena Selimi - Artisti Saimir Strati prej disa ditesh i ka hyre nje aventure te re nje rekordi te ri Guinness.
I ngujuar ne hollin e Teatrit Kombetar ai do te vendose nje rekord te ri nje mozaik i permasave te medha me vida metalike qe do te thote nje kategori e re pas gozhdeve kunjave te dhembeve tapave te shisheve dhe penelave.
Nje rekord te cilin ai pretendon ta vendose ne nje kohe rekord brenda dy javeve.
Behet fjale per kartemonedhen me te madhe ne bote me nje siperfaqe prej 125 metra katrore 5 X 25 m.
Strati nuk ka dashur ti jape kartemonedhes se tij ndonje emer.
Nuk eshte as euro as dollar as lek...
Ajo eshte nje prerje teresisht unike dhe i dedikohet artit.
Artisti ka menduar nje kompozim qe u dedikohet artisteve te teatrit shqiptar.
Kjo eshte edhe arsyeja pse Strati ka perzgjedhur si vendin e punes se tij hollin e Teatrit Kombetar.
Pervec pasionit shume te madh qe eshte ne themel te te gjithe ketij projekti ajo cka me ben te ndihem mire eshte krenaria qe provoj ne momentin kur prezantohem si shqiptar apo kur gazetare te huaj jane te interesuar dhe shkruajne per vepren e nje shqiptari thote Strati.
Rekori i tij i pare u shenua ne vitin 2006 me mozaikun me gozhde Leonardo Da Vinci.
Rekordin e dyte e shenoi ne 2007-en me nje mozaik me kunja dhembesh te quajtur Reinles spirit te tretin rekord e shenoi ne 2008-en me mozaikun me tapa shishesh te titulluar Mediteranea dhe te katertin nje vit me pare me mozaikun kushtuar Michael Jackson i realizuar me penela pikture.
Sfida e tij e radhes eshte realizimi i kartmonedhes nje kompozim dedikuar artisteve te teatrit me permasa 5 x 25 metra katrore qe ai ka premtuar ta realizoje ne nje kohe rekord pergjate dy javeve.
Kartemonedha do te kompozohet me 400-500 mije vida metalike ne ngjyre te zeze kombinuar me ato ne te metalte.
m.s/mit/NOA