E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe dy njohje në nëntor

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar se gjatë këtij muaji do të ketë së paku edhe dy njohje të reja që do t’i vijnë Kosovës.

Ai nuk ka i përmendur emrat e shteteve që do të njohin Kosovën, por ka thënë se brenda këtij viti shtetin do ta njohin gjysma e vendeve që janë anëtare të OKB’së.

“Pas njohjes që kemi marrë nga Timori Lindor dje, jam më se i sigurt se gjatë këtij muaji mund të ketë edhe dy shtete të cilat do ta bënin publik njohjen e Kosovës. Deri në fund të vitit 2012 do të jenë më shumë se sa gjysma e shteteve anëtare të OKB’së që do ta njohin Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, ka premtuar Hoxhaj.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›