Edhe dy yje në flamurin e Kosovës!?

Flamuri i Kosovës
Në Kushtetutën e Kosovës është parashikuar përfshirja e kroatëve si komunitet kushtetues, po ashtu pritet të përfshihet edhe komuniteti malazez.
Ndërsa, kryetari i komisionit për ndryshime kushtetuese, Arsim Bajrami, i ka thënë gazetës Tribuna Shqiptare se, deri tani ka pasur vetëm deklarata politike, pasi që ende zyrtarisht nuk ka pasur një kërkesë të tillë.
Flamuri i Kosovës ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu.
Yjet zyrtarisht nënkuptojnë gjashtë grupimet kryesore etnike në Kosovë: shqiptarët me mbi 92 për qind; serbët; turqit; goranët; romët dhe boshnjakët.
Jo zyrtarisht, yjet thuhet se nënkuptojnë territoret ku ka popullsi autoktone shqiptare: Shqipëria, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. /Telegrafi/
Përgatiti: E.L