Kriza, ILO: Papunësisë tek të rinjtë, alarmante

Të rinjtë në zyrat e punës, foto arkiv
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në një raport ka thënë se kriza ekonomike duket se ka goditur me tepër të rinjtë.
Sipas raportit, pothuajse 13% e të rinjve në mbarë botën janë të pa punë, dhe gjendja e tyre nuk ka gjasa për tu përmirësuar edhe për katër vjet. Shumë të rinj të aftë për punë janë duke u detyruar të punojnë me kohë të pjesshme dhe të pakualifikuar. ILO paralajmëron se më shumë se gjashtë milionë të tjerë janë të zhgënjyer dhe në këtë mënyrë që ata kanë hequr dorë nga kërkimi i një pune.
ILO thekson se qeveritë duhet të kenë prioritet primar rritjen e punësimit. Që nga viti 2007, numri i të rinjve pa punë është rritur me katër milionë. Pothuajse 13% e njerëzve të moshës midis 15 dhe 24, të cilët përbëjnë pothuajse 75 milionë të rinj nuk kanë punë.
Në Bashkimin Evropian, një në pesë të rinj janë në kërkim të punës, pohon raporti.
27.9% e të rinjve janë të papunë në Afrikën e Veriut që nga viti i kaluar pas kryengritjeve të Pranverës Arabe. Në Lindjen e Mesme, shifra e papunësisë qëndron në 26.5 për qind.
Sipas ILO fotografia e vërtetë e papunësisë së të rinjve është edhe më pesimist.
Shumë të rinj kanë zgjeruar kohën e tyre në arsimin e lartë, sepse ata nuk mund të gjejnë punë. ILO thotë se më shumë se gjashtë milion njerëz të rinj në mbarë botën kanë hequr dorë nga kërkimi i punës. Duke mos përdorur aftësitë e tyre ata janë të humbur thotë raporti, dhe nëse nuk ka asnjë përmirësim në tregun e punës shpejt situata do të përkeqësohet.
ILO sugjeron të ulen taksat për bizneset dhe të ketë stimuj për punësimin e të rinjve dhe duke ofruar më shumë programe të sipërmarrjes për të ndihmuar të rinjtë. /E.L/