Tragjedia në Himarë, Topi e Rama mesazhe ngushëllimi

“Më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe hidhërimin e thellë për të gjitha familjet e studentëve që humbën jetën sot në Himarë, duke ju siguruar se ndodhem pranë jush në këto çaste të rënda e të vështira! Ndihem shumë i trishtuar, ashtu sikurse edhe ju për këtë aksident fatkeq, i cili mori përmasa fatale dhe ju shkaktoi këtë tragjedi të madhe”, shkruan kreu i Shtetit. (Foto nga mbërritja e të plagosurve në Spitalin Ushtarak)
“Duke ju siguruar që të gjitha strukturat e duhura të shtetit shqiptar janë ngritur në këmbë e janë mobilizuar duke punuar me një organizim të shkëlqyer për të administruar situatën dhe minimizuar përmasat e kësaj tragjedie të rëndë, më lejoni t’ju shpreh edhe njëherë solidaritetin njerëzor dhe institucional! Njëkohësisht u uroj shërim sa më të shpejtë studentëve të plagosur!”, vijon mesazhi.
Ndërkohë, për ngjarjen tragjike reagoi edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili kërkoi angazhim të të gjitha strukturave për ngjarjen e rëndë. “Në Himarë një tragjedi e tmerrshme ka mbajtur pezull frymën e mbarë kombit. Janë orë solidariteti kombëtar e përpjekjesh të gjithanshme për të shpëtuar çdo jetë njerëzore të përfshirë në këtë aksident tragjik. Jam i bindur se personeli i Spitalit Ushtarak i sprovuar në fatkeqësi me përmasa të pazakonshme dhe gjithë njerëzit e shërbimeve të tjera spitalore, policore, ushtarake, do të bëjnë çdo gjë që është në fuqinë e tyre për të shpëtuar jetët që ende mund të shpëtohen. Bashkitë socialiste të Himarës, Orikumit, Vlorës, duhet të bëjnë të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha strukturat shtetërore për çdo gjë që mund të ndihmojnë. Është me shumë rëndësi t’u qëndrojmë pranë në këto orë të zymta familjeve të viktimave për t’u lehtësuar sadopak dhimbjen e patregueshme”, shkruan Rama.
Për ngjarjen reagoi edhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila përmes një mesazh bashkohet me dhimbjen e familjeve. “Në këto momente të vështira për çdo qytetar shqiptar, jemi të gjithë të bashkuar me dhimbjen e familjarëve të fëmijëve që humbën jetën dhe të atyre që po luftojnë për të shpëtuar. Humbja e të studentëve është një tragjedi mbarëkombëtare, që ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve. Në këto moment të vështira, PDIU shpreh pikëllimin e thellë dhe ndan dhimbjen me familjet e studentëve, pedagogëve dhe të gjithë bashkëkombësit, që po shohin të tronditur këtë tragjedi, duke lutur Zotin për shpirtrat e të humburve padrejtësisht dhe për shpëtimin e të gjithë të tjerëve. Realizimi i suksesshëm i punës së forcave të shumta të emergjencës që kanë shkuar në vendngjarje, është një domosdoshmëri, prandaj jemi në krah të gjithë forcave të policisë, shëndetësisë, ushtrisë dhe zjarrëfikëses që po punojnë për të ndaluar këtu pasojat e kësaj tragjedie të rëndë. Zemrat tona sot kanë ndalur në Himarë”, shkruhet në mesazh.
Edhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut u shprehu ngushëllimet e thella familjeve të viktimave në aksidentin tragjik të ndodhur ditën e sotme ne Qafen e Vishnjës, pranë Himarës. “Shprehim solidaritetin tone ne këto momente të vështira për prindërit dhe të afërmit e studenteve qe humben tragjikisht jetën, do të donim të lehtësonim sado pak dhimbjen e tyre! Gjithashtu dëshirojmë t'ju urojmë shërim sa me te shpejte studenteve te plagosur!”, thuhet në reagim. /Start/
2012-05-21 18:25