Dori Stafa, mesazh në Facebook pak çaste para aksidentit. Po kalojmë bukur
Share


Dori Stafa
“Rrugës për Sarandë, faleminderit Zot që më dhe mundësinë për të kaluar këtë kohë të bukur me shoqërinë“.
Ky është statusi në Facebook i njërës prej vajzave që humbi jetën. Quhej Doriana Stafa. Nuk e dinte që pak metra më tutje vdekja i kishte zënë pritë. Muri i Facebook-ut të saj është mbushur me ngushëllime dhe thirrje ankthi nga miq dhe të afërm të saj, që nuk duan ta besojnë ikjen e saj nga jeta, ndërkohë që komunikonte me ta. U prefsh në paqe Dori!