E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe e diela ditë zie

Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë dhe në orën 14:30 do të mbahet një minutë heshtje.

Ndërkohë, ceremonia e homazheve do të organizohet nga ora 12:30 deri 14:30, në mjediset  e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas vendimit, Radio-Televizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit do të transmetojë muzikë funebre.

Vendimi parashikon që shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i vitit 2011, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme.
/Start/

                                                                                             2011-12-03 22:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›