Hugh Grant, në lidhje me balerinën 30 vjet më të vogël (FOTO)
Share
Pavarësisht se është bërë baba në moshën 51-vjeçare, aktori birtanik, Hugh Grant, duket se nuk ka ndërmend që të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës.
Pasi vizitoi fëmijën e tij në një spital në Londër, që e ka si pasojë e një flirti kalimtar, Grant ka fluturuar drejt Berlinit dhe është parë në një restorant me një vajzë të re.
Mësohet se ajo është një balerinë 21-vjeçare gjermane, Elisa Schmidt, me të cilën aktori ka nisur një lidhje, pavarësisht diferencës së tyre prej 30 vjet të moshës.



