E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata toleron Lohan, në burg pasi të pozojë nudo për Playboy

Share

Lindsay Lohan do të vuajë 30 ditë dënim në burg, për shkak se ka shkelur rregullat e lirisë me kusht.

Por, gjykata, në mënyrë të çuditshme ka vendosur që ta shtyjë zbatimin e vendimit, për shkakun se Lohan duhet të pozojë nudo për revistën Playboy.

Kjo ka qenë kërkesa e Lohan, e cila ka nënshkruar një kontratë me Playboy për të pozuar nudo, nga e cila do të përfitojë plot një milionë dollarë.

Ndoshta gjyqtari që ka dhënë vendimin është kurioz ta shohë Lohan nudo dhe për këtë arsye i ka dhënë asaj një javë kohë për të bërë pozat e saj për revistën e famshme erotike!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›