E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaosi ne Tirane Rama i tmerruar nga zgjedhjet

Situata e transportit urban i doli jashtekontrollit Bashkise se Tiranes ndersa kompanite e licesuara prej saj bllokuan ne menyre te njeanshme abonete dhe kartat e personave qe trajtohen ne menyre te vecante. Bashkia tentoi ta linte pergjegjesine per situaten ne dore te qeverise duke akuzuar ate per problemet ne transportin urban edhe pse eshte kjo e fundit qe mbledh taksat nga ky sherbim. Madje kreu i socialisteve njekohesisht kryetare i Bashkise Tirane Edi Rama e lidhi situaten me zgjedhjet e ardhshme lokale edhe pse keto jane ende shume larg duke filluar ne kete menyre fushaten dhe duke treguar keshtu frike humbje. E ndersa bashkia u tregua krejtesisht e paafte te zhbllokonte situaten e krijuar per shkak te saj madje ka zera se kjo situate ishte provokuar nga vete drejtuesit lokale per te krijuar idene e kaosit ne linjat urbane te kryeqytetit nderhyrja e djeshme e kreut te qeverise i dha rruge zgjedhjes se situates duke lene te kuptohet se ajo ishte artificiale.

Kryeministri Sali Berisha ne lidhje me mosnjohjen e aboneve si dhe te dokumenteve te personave me aftesi te kufizuara nga operatoret e transportit urban ne Tirane. Kreu i qeverise e ka quajtur te patolerueshem kete vendim te shoqates e cila po vepron ne kundershtim me ligjin. Ajo qe po ndodh ne Tirane eshte absolutisht e patolerueshme. Ne menyre absolute ata do te humbasin licencen ne menyre perfundimtare. Zoti minister ata duhet te ndeshkohen ne menyre shembullore. Te shkojne ne prokurori per ndjekje penale se kane thyer ligjet e vendit. Dhe jo nje po disa ligje - tha Kryeministri Sali Berisha.

Pikerisht kjo deklarate qe qartesoi se qeveria nuk do toleronte shantazhin beri qe kompanite ne nje mbledhje urgjente te rishihnin vendimin e tyre. Nga ana e tij kreu i bashkise se Tiranes nuk mori persiper ne asnje moment te nderhynte ne normalizimin e situates ne kete sherbim duke e lene gjendjen te rendohej. Rama nga ana e tij ka shfaqur friken per humbjen e zgjedhjeve lokale ne kryeqytet dhe ka sulmuar qeverine per situaten e krijuar me abonete pasi sipas tij kjo eshte nje taktike per te demtuar bashkine e kryeqytetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›