E Shtunë, 31 Tetor 2026

Visha Strasburgu pezullon ekstradimin e Almir Rrapos

Vendimi per dorezim ose jo autoriteteve amerikane 15 dite pas vendimit te Gjykates se Larte

Gjykata e Strasburgut ka pezulluar ekstradimin e ish-punonjesit te Ministrise se Jashtme Almir Rrapo mbi te cilin rendojne nje seri akuzash nga drejtesia amerikane. Strasburgu urdheron qeverine shqiptare qe te mos e ekstradoje Rrapon deri 15 dite pas vendimit te Gjykates se Larte per kete ceshtje. Nje fakt i tille u be i ditur dje nga avokati mbrojtes i Rrapos Ardian Visha i cili pas urdhrit te Strasburgut do te kerkoje ne Gjykaten e Larte ndryshimin e mases ndaj klientit te tij duke qene se afatet e paraburgimit kane mbaruar. Keto veprime te avokatit Visha vijne menjehere pas vendimit te Gjykates se Apelit pak dite me pare e cila i hapi rruge ekstradimit te Rrapos drejt SHB-se duke pranuar kerkesen e autoriteteve amerikane per dorezimin e tij. E paralajmeruar me pare nga avokati Visha reagimi qe i menjehershem duke vene ne levizje edhe Gjykaten e Te Drejtave te Njeriut ne Strasburg e cila urdheron moslejimin e ekstradimit te Rrapos pa u dhene me pare nje vendim nga Gjykata e Larte. Tashme vetem tri dite nga vendimi i Apelit qe lejoi ekstradimin avokati i Rrapos eshte duke pergatitur rekursin per ne Gjykaten e Larte e vendimi i se ciles eshte edhe perfundimtari dhe do vendose fatin e te riut. Ish-punonjesi i Ministrise se Jashtme Almir Rrapo u arrestua me 2 korrik per akuza te renda te kryera ne kuader te nje organizate kriminale ne SHBA qe drejtohej nga vellezerit Krasniqi. Rrapo u arrestua ne mjediset e ambasades amerikane ne Tirane ku ishte paraqitur per tu pajisur me vize pasi ndaj tij ishte firmosur nje urdher arresti nga autoritetet amerikane. Sipas prokurorit ndaj te akuzuarit Almir Rrapo jane leshuar nga shteti amerikan dy mandate arresti i pari daton me 27 maj te ketij viti dhe perfshin nente akuza ndersa i dyti eshte i dates 19 gusht te ketij viti. Ne total prokuroria ka numeruar 10 akuza qe rendojne mbi te pandehurin Almir Rrapo te cilat jane pjesemarrje ne bande kriminale trafik droge mbajtje arme zjarri pengmarrje shantazh me arme vrasje te Erion Shehut me ane te shantazhit grabitje me arme dhe tentative vrasjeje. Personat e akuzuar si pjesetare te grupit ku bente pjese Almir Rrapo jane Bruno Krasniqi Saimir Krasniqi i njohur edhe si Sammy Elton Sejdaris i njohur si Tony Erkliant Sula Shkelzen Balidemaj Plaurent Cela Skender Cakoni i njohur si Neri Gjovalin Berisha i njohur si Cuz Dukagjin Nikollaj i njohur si Duke Nazih Nasser i njohur si Naz Gentian Nikolli i njohur si Genti per te cilet ne aktpadi jane kerkuar burgime te perjetshme dhe qindra vite burg te tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›