E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe një “X Files”

Producenti i dy filmave të parë të “X Files” (Dosjet X) tashmë i ka filluar negociatat për fillimin e xhirimeve në pjesën e tretë të këtij filmi, pohon portali Digital Spy.

Në fakt, Frank Spotnic synon që të shtyjë Hollywoodin për të xhiruar edhe pjesën e tretë të filmit fantastiko-shekncor, të punuar sipas serialit shumë të suksesshëm me të njëjtin emër.

Për dy agjentët specialë të FBI, Fox Mulder dhe Dana Scully, kjo edhe zyrtarisht do të ishte aventura e fundit, nënvizon Digital Spy, meqenëse pjesa e tretë e filmit do të përmbyllte rimin për ta, të gjatë dy dekada.

Aktorët kryesorë, David Duchovny dhe Gillian Anderson, janë shprehur të interesuar për xhirimin e edhe një pjese të filmit, i cili, sipas fjalëve të Spotnic, do të trajtonte çështjen e kolonizimit të Tokës nga ana e jashtëtokësorëve.

Ndryshe, filmi i fundit “X Files: I Want to Believe” është xhiruar në vitin 2008, dhe ai nuk është pritur mirë nga kritika.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›