Lazio e Gladbach, në konkurrencë për Xhakën

Lazio dhe Borussia Monchengladbach janë në konkurrencë të fortë me njëra tjetrën për transferimin e futbollistit kosovar, Granit Xhaka.
Mediat italiane shkruajnë se Biancocelesti do ta tentojnë goditjen përfundimtare gjatë verës, kurse ato gjermane shkruajnë se tashmë Gladbach ka arritur marrëveshje me 19 vjeçarin, por që ka mbetur të merret vesh edhe me Baselin.
Gjithnjë sipas gjermanëve, drejtori sportiv i Monchengladbachut, Max Eberl do të mundohet t’ia sjell përfaqësuesin zviceran trajnerit Thorsten Fink, i cili kishte punuar me të në Basel.
Për Xhakën, interesim serioz ka shfaqur edhe Hamburgu, ndërsa ai pëlqehet edhe në Itali, nga Juventusi e Milani dhe në Angli, ku e vëzhgojnë Manchester United, Liverpool, Arsenal e Chelsea.