E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe një barazim i Arsenalit

Arsenal filloi mirë takimin pas që pa kaluar një minutë shënoi për rezultat 1-0 me anë të sulmuesit Theo Walcott.

Pas kësaj, Arsenal u tregua skuadër me e konsoliduar në fushë përderisa por gjërat u keqësuan për ekipin nga Londra pas lëndimit të Kosielny në minutën e 15.

Pas kësaj pati disa gabime në mbrojtje të Arsenalit, e të cilat i shfrytëzoi shumë mirë sulmuesi Fellaini i cili në minutën e 28 pas gabimit të Sagna dhe Mertesacker shënoi një gol të bukur për të barazuar rezultatin.

Everton pati edhe një mundësi të mirë në fund të takimit, ashtu sikurse edhe Arsenal por sulmet nuk u konkretizuan në gola.

Pjesa e dytë ishte një lojë e hapur për të dyja skuadrat por rrjetat heshtën pavarësisht mundësive që patë edhe Everton edhe Arsenal për ta fituar takimin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›