E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA pezullon Luiz Adrianon

UEFA ka vendosur të pezullojë Luiz Adrianon e Shakhtar Donetsk. Sulmuesi është ndëshkuar me një ndeshje skualifikim, për shkeljen e nenit 5 të rregullores së Konfederatës Europiane të futbollit.

Masa ndëshkimore i ndalon Luiz Adrianos te luaje ne ndeshjen e fundit te grupit E në Champions League kundër Juventusit.

Luiz Adriano nuk do te luaje ne kete ndeshje prej sjellses se tij anti “fair-play”, në ndeshjen që ukrainasit fituan 5-2 në fushën e Nordsajaelland. Ai shënoi kur kundërshtarët kishin ndaluar në fushë, kur pas një topi të diskutueshëm, mbrojtja e Shakhtarit po ia kthente sferën danezëve.

“Përveç skualifikimit me një ndeshje, lojtari i Shakhtar-it duhet të zhvillojë edhe një ditë shërbime sociale për komunitetin e futbollit, pasi theu principet e sjelljes sportive”, nënvijëzohej në vendimin e UEFA-s.

Trajneri Lucescu reagoi menjëherë pas veprimit instiktiv të futbollistit të tij, duke urdhëruar lojtarët që të lejonin kundërshtarët të shënonin, për të rikthyer situatën ashtu si ishte përpara golit të diskutueshëm, me Nordsajaelland që kryesonte.

Shakhtar-i është i kualifikuar dhe mungesa e Luiz Adrianos eshte një lajm i mirë për Juventusin, që kërkon të paktën një barazim në transfertën e 5 dhjetorit në Ukrainë për t’u kualifikuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›