E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester ruan kreun me fitore minimale

Manchester United ka ruajtur kreun në ndeshjen kundër West Ham United duke fituar me rezultat të ngushtë, 1-0.

United erdhi në epërsi shumë herët më anë të ish sulmuesit të Arsenalit, Robin Van Persie që shënoi në minutën e parë të takimit.

Pas kësaj ishte West Ham skuadër më e mirë po Manchester arriti të mbrohet mirë dhe të ruaj rezultatin.

Pjesa e dytë ishte një lojë monotone me një posedim më të madh të topit nga Manchester United por edhe me West Ham që konsiderohej e rrezikshme në kundërsulmet e saj.

Në fund rezultati nuk ndryshoj dhe mbeti ashtu sikurse ishte në minutën e parë, 1-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›