E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spurs thëllon krizën e Liverpool

Tottenham Hotspur është skuadra që ka thelluar edhe më shumë krizën e Liverpool, i cili klub nuk po arrin të gjen formën pavarësisht investimeve që po bën.

Spurs u treguan shumë të shpejt në këtë lojë dhe qysh në pjesën e parë arritën që të kalojnë në avantazh nëpërmes sulmuesit në formë Lennon në minutën e 7 të takimit.

Mesfushori i shumë kërkuar uelsiani, Gareth Bale thëlloi edhe më shumë epërsinë e Liverpool në minutën e 16.

Liverpool kërkoi të kthehet në lojë më vonë dhe sulmoi më shumë por sulmet nuk u konkretizuan.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Liverpool me sulmet që vazhdimisht bënin në drejtim të Spurs.

Bale shënoi edhe një gol por kësaj radhe në portën e gabuar në minutën e 72-të.

Pavarësisht këtyre sulmeve në fund Liverpool nuk ja arriti ta barazoi rezultatin duke thelluar kështu edhe më shumë krizën e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›