E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe një hap përpara, TEMSA partner biznesi me ANAS

Autori i Lajmit: red.
E reja e radhës mbërriti: Kompania TEMSA është më në fund partner biznesi dhe njëkohësisht pjesë e kompanisë ANAS. Kjo kompani, e cila prej vitesh është pjesë e pandarë e tregut shqiptar me makinat FIAT, më së fundi arrin të marrë përfaqësinë e Kompanisë prestigjoze TEMSA. Ferdinand IBRAHIMI, president i ANAS sh.p.k si dhe një nga biznesmenët më të suksesshëm në Shqipëri, shprehet mjaft i kënaqur për këtë arritje. Temsa global, pjestare e Sabanci Grup është ndërtuar në vitin1968. Ka filluar të prodhojë autobus që në vitin 1987, por ekzistenca e saj në Europë si prodhues i pavarur i automjeteve me dizenjim vetjak ka filluar në vitin 2001. Në gjashtë vite kompania ka lançuar dhjetë modele të reja në treg, që përfshijnë dhe produkte në çelik e inoks. Në fund të vitit 2006 Temsa Global eksportonte në mbi 40 vende të Europës, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe në SHBA. Në 2005 TEMSA Global lançoi mjete me drejtim në të djathtë. Temsa Global ka ndërtuar reputacion mbi bazën e profesionalitetit dhe kënaqësisë së klientit. Investimet e viteve të fundit përfundojnë në rritjen e kapacitetit produktiv dhe portofolin, arritjen e teknologjisë së re, kërkime për zgjidhje të reja, përshtatja e kualiteteve të larta dhe përmirësimi i procesit të passhitjes tregojnë vendosmërinë e Temsa Global për të ofruar përfitime të vlefshme për klientët e saj. Temsa Global përbën një zgjedhje të kënaqshme për klientët duke synuar të bëhet një markë e përgjithshme e klasës së parë. Misioni i Temsa Global është finalizuar për të krijuar një zgjidhje inovative të përbashkët për klientët e saj si prodhues i mjeteve të transportit.
Temsa në Europë
Temsa Global ka hapur në Belgjikë një shoqatë të përbashkët, Temsa Europë NV e cila ka transferuar të gjithë aktivitetin e Temsa Europë në të shkuarën, një filial i Exsa UK është një shoqatë e re që nga 1 Janari i 2007. Në brendësi të kësaj organizate të re, mund të fitohet një administrim me strukturor dhe i përqëndruar që të çon tek një proces me eficent dhe me i thjeshtuar. Temsa Europë NV është e përgjigjshme për shitjet e përgjithshme dhe operacione e marketingut të Temsa Global ne vendet e komunitetit europian përveç administrimit të një numri zyrash përfaqësuese dhe distributorësh. Duke përforcuar më tepër skuadrën e tij të profesionistëve me shitje dhe marketing dhe i zënë nga shërbimet mbas shitjes dhe me pjesët e këmbimit. Duke qenë me në kontakt i jep mundësi Temsa Global që të njohë më mirë nevojat e klientëve tanë, duke i ofruar atyre më shumë dhe të jemi në gjendje të planifikojmë të ardhmen bashkë me klientët tanë.
Temsa Egjypt
Që nga nëntori i vitit 2006 Temsa Global firmos një kontratë me Lasheen Grup, një nga prodhuesit primarë të plastikës në Lindjen e Mesme për të investuar në Egjipt për prodhimin e autobusëve dhe minibusëve. Stabilimenti i Temsës në Egjypt do të jetë kompleksi i parë i prodhimit i Temsa Global jashtë vendit. Temsa në Egjypt do të prodhojë produkte të përqëndruar në qytetet e Afrikës se veriut, në Lindjen e Mesme dhe rajonet e gjirit Persik, ku tashmë Temsa Global ka një prezencë të fortë në merkato dhe një emër të mirë fal produkteve të besueshme dhe me kualitet të mirë. Shoqëria përbëhet nga Temsa Global sipas marrëveshjes Temsa Glogal do të ketë 65% dhe Lashen Family 35% të kuotës së merkatos. Kjo shoqëri e re do të operojë në Egjipt duke përfshirë prodhimin, marketingun dhe shitjet e Temsa Global dhe mbas shitjeve ekspertiza do të bëhet brenda dhe jashtë Turqisë. Kompania do të bëj një investim prej 20 milionë eurosh dhe do të fillojë prodhimin e autobusëve dhe minibuseve që në 2008-ën. Stabilimenti i prodhimit i Temsës në Egjypt do të ndërtohet në numrin 10 –të të zonës industriale në një distancë 50 km nga Kajro, kryeqyteti i Egjiptit. Në një fazë të parë stabilimenti do të lokalizohet në një zonë 80 000 metra katror me një sipërfaqe të mbuluar rreth 30 000 metra katrorë. Kur kjo fazë të jetë në operim të plotë do të punësohen rreth 750 persona. Kapaciteti prodhues i fabrikës Temsa në Egjypt do të jetë me 500 autobusa dhe 500 minibuza.

Ky lajm është publikuar: 24/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›