Moshat në prag të pensionit dhe kushtet e përfitimit
Autori i Lajmit: red.
Për të përfituar një pension të plotë kushtet kryesore janë mosha, që në vitin 2012 do të jetë 65 vjeç dhe vjetërsi në punë 35 vite, ku përfshihet dhe periudha e shërbimit ushtarak për burra dhe koha e studimeve universitare për gratë. Për përfitimin e një pensioni të pjesshëm, aktualisht, kërkohen 15 vite sigurimi. Ka shumë shtetas që kanë nën 15 vite sigurimi, psh. mund të kenë 12, 13 apo 14 vite. Në këto kushte, këto vite sigurimi nuk i vlejnë, mbasi nuk ka asnjë lloj përfitimi. Në rast se këto periudha i kompenson me sigurim vullnetar, atëherë plotësimi i periudhës prej 15 vitesh do të bënte që ky të përfitonte një pension të pjesshëm. Po kështu, në të njëjtën mënyrë, një shtetas që nuk ka mbushur vjetërsinë për pension të plotë, mund të sigurohet për vitet e mbetura për ta marrë totalisht këtë lloj përfitimi. Pra problemi qëndron që emigrantët të mos i “djegin” ato vite që kanë në Shqipëri, por të kompletojnë vitet e munguara për të përfituar nga ligji një pension të plotë ose të pjesshëm. Sipas specialistëve të ISSH-së, në mënyre urgjente, duhet të plotësojnë vitet e munguara për përfitime nga legjislacioni i sigurimeve shoqërore, ata persona që janë në prag të plotësimit të moshës për pension. Nga legjislacioni i sigurimeve shoqërore, përcaktohet qartë se sigurimi mbas lindjes së të drejtës për përfitim është i pavlefshëm. Këtë problem në vëmendje duhet ta kenë personat që janë pranë plotësimit të moshës për pension.
Tabela
Moshat në prag të pensionit
BURRAT Vjeç GRATE Vjeç
1.1.1945 – 30.6.1945 (63 vjeç) 1.1.1950 – 30.6.1950 (58 vjeç)
1.7.1945 – 31.12.1945 (63 e 6 muaj) 1.7.1950 – 31.12.1950 (58 e 6 muaj)
1.1.1946 – 30.6.1946 (64 vjeç) 1.1.1951 – 30.06.1951 (59 vjeç)
1.7.1946 – 31.12.1946 (64 e 6 muaj) 1.7.1951 – 31.12.1951 (59 e 6 muaj)
1.1.1947 - 65 1.1.1952 (60 vjeç)
Si mund të bëhet sigurimi vullnetar për emigrantët pa u kthyer në Shqipëri
Emigrantët mund të autorizojnë të afërmit e tyre, për të lidhur marrëveshje me strukturat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në rrethin ku kanë banuar, mbasi këtu është arkivuar dhe vjetërsia në punë e tij. Personi i autorizuar, së bashku me një certifikatë personale, paraqitet në agjencinë e sigurimeve shoqërore, ku do të marrë informacionin e duhur dhe do të lidhë një akt marrëveshje për periudhën që do të paguajë. Për ata emigrantë që disponojnë librezat e punës, do të ishte një lehtësim si për ata ashtu dhe për sigurimet shoqërore, për të konfirmuar saktësisht vjetërsinë në punë dhe do të shërbente si bazë për sigurimin e viteve të tjera të munguara.
Kur mungon libreza e punës
Për ata emigrantë që nuk disponojnë librezat e punës, të shënojnë periudhat e punuara dhe të siguruara në Shqipëri dhe të llogarisin vitet e munguara për t u siguruar. Për emigrantët me banim në Greqi, sigurimin vullnetar si dhe pagesën për këtë sigurim mund ta bëjnë në Greqi, në qytetet Athinë dhe Selanik në degët e Bankës Amerikane të Shqipërisë, mbasi ISSH ka një kontratë me këtë bankë, e cila ka filiale në Greqi, ku ka marrë përsipër sigurimin vullnetar të shtetasve shqiptarë duke u krijuar atyre të gjitha lehtësitë e këtij sigurimi. Duke vepruar si agjent i ISSH-së, kjo bankë ka marrë përsipër t u japë informacion të interesuarve për sigurimin vullnetar, të lidhë marrëveshje në emër të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, duke vepruar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore që veprojnë në këtë fushë. Për personin e interesuar për sigurimin vullnetar, si dokument identifikimi në mungesë të certifikatës personale të lindjes apo të pasaportës, mund të pranohet dhe dokumenti i lëshuar nga autoritetet shtetëore greke. Për emigrantët që banojnë në Itali, Instituti i Sigurimeve Shoqërore është në fazën e lidhjes së një marrëveshjeje me Bankën Amerikane të Shqipërisë pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, për të bërë sigurimin vullnetar dhe pagesën përkatëse në disa degë në Itali. ISSH, duke pasur përgjegjësinë e informimit të emigrantëve, si për kërkesat e Ligjit të Sigurimeve Shoqërore, ashtu dhe të përfitimeve që lindin, ose u kanë lindur me vjetërsinë kontributive që kanë në Shqipëri, ka lidhur një aktmarrëveshje me INAS-CISL, me qendër në Romë dhe ka në administrim 800 zyra në të gjithë Italinë. Ky institucion ka marrë përsipër që me të gjitha shpenzimet e tij, të informojë emigrantët shqiptarë në Itali për problemet e sigurimeve shoqërore. Po kështu një marrëveshje e tillë është e lidhur dhe me PATRONATO ENAS dhe UGLPATRONATO ACAI. Detyrimi i këtyre institucioneve është që, me të gjitha shpenzimet e tyre, të informojnë emigrantët shqiptarë, në të gjithë Italinë, për problemet e sigurimeve shoqërore dhe për të ndihmuar në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar, si për konfirmimin e periudhave kontributive në Shqipëri, sqarimin e problemeve që lidhen me sigurimet shoqërore. Në këtë fazë nga ana e palës italiane janë bërë postera e fletëpalosje për këtë qëllim, të cilat janë shpërndarë për emigrantët shqiptarë në Itali. Po në këtë kuadër, ISSH, në muajin shtator 2008, bëri një takim me drejtuesit italianë të bankës Intesa Sanpaolo, për të përcaktuar modalitetet e pagesës së emigrantëve në vendet ku punojnë dhe banojnë në Itali. Në raste kur emigrantët kthehen në Shqipëri, përkohësisht apo përgjithmonë mund të kontaktojë me agjencitë e sigurimeve shoqërore në rrethin përkatës, ku do t u jepet ndihma e nevojshme për të bërë sigurimin vullnetar. Interesimi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore për sigurimin e emigrantëve, nuk përbën ndonjë interes financiar. Eshtë një detyrim institucional dhe moral, për të informuar dhe ndihmuar këtë masë të madhe të popullsisë, që përbën rreth 1/3 e numrit të përgjithshëm, që ata të mos mbeten pa të ardhura në një kohë, kur nuk janë në gjendje aktive për punë, qoftë për arsye moshe apo sëmundjeje.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2008